“3. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pas vlerësimit të kushteve dhe të kritereve të emërimit, brenda 10 ditëve nga zhvillimi i mbledhjes harton një listë përfundimtare duke renditur kandidatët. Nëse ka më shumë se një vend vakant, Këshilli harton dy lista të veçanta, një prej të cilave është me kandidatët që vijnë nga radhët e Gjyqësorit.” Këshilli i Emërimeve në Drejtësi nuk ka mundur të përmbushë këtë kërkesë të ligjit, edhe pse dispozita e mësipërme dikton ndjekjen e kësaj procedure me qëllim që përbërja e Gjykatës Kushtetuese të pasqyrojë një trupë të kombinuar gjyqësore ku duhet të gjejnë vend kandidatë që vijnë nga radhët e sistemit të drejtësisë, magjistrat (gjyqtar/prokuror). Edhe pse Këshilli i Emërimeve në Drejtësi nuk ka mundur të përmbushë këtë kërkesë të ligjit Presidenti i Republikës, ka vlerësuar me shumë vëmendje plotësimin edhe të këtij vullneti të ligjvënësit të shprehur në ndryshimet që pësoi ligji nr.8577/2000, në kuadër të reformimit të sistemit të drejtësisë në vitin 2016. Në kushtet kur zoti Besnik Muçi është i vetmi kandidat magjistrat (Prokuror) i përfshirë në tri vendet e para të listës së kandidatëve për plotësimin e kësaj vakance, dhe në kushtet kur ai është dhe kandidati i vetëm i gjinisë mashkullore, atëherë këto janë disa arsye më shumë ligjore dhe objektive për përzgjedhjen e kësaj kandidature duke plotësuar njëkohësisht dhe kërkesat dhe frymën që dikton ligji nr.8577/2000. Duke vlerësuar shumë të rëndësishëm rolin dhe rëndësinë që ka Gjykata Kushtetuese në mirëfunksionimin e shtetit të së drejtës, Presidenti i Republikës ka vendosur që të shprehet pa vonesë për emërimin e kandidatit të përzgjedhur prej tij, në mënyrë që kjo vendimmarrje të pasohet me një vendimarrje të Kuvendit të Shqipërisë në zgjedhjen e anëtarit tjetër të Gjykatës Kushtetuese, me qëllim që Gjykata Kushtetuese të jetë sa më shpejt funksionale e aftë për të marrë vendime dhe për t’u dhënë zgjidhje kushtetuese një sërë çështjeve që shqetësojnë të gjithë jetën shoqërore në vend. Për gjithë sa u parashtrua më sipër, në mbështetje të nenit 93, 125 pikat 1 dhe 3, 129, 179 pikat 2 dhe 12, të Kushtetutës së Shqipërisë, neneve 7, 7/a pika 4, 7/b, 8 dhe 86 pika 4, germa “a” të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, Presidenti i Republikës në cilësinë e organit të emërtesës ka vendosur që nga lista përfundimtare e përcjellë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi nga kandidatët e renditur në tri vendet e para të listës të përzgjedhë dhe të emërojë zotin Besnik MUÇI, gjyqtar te Gjykates Kushtetuese.” – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Presidenti i Republikës Ilir Meta, pasi shqyrtoi praktikën dhe dokumentacionin e përcjellë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, në përfundim ka vendosur të dekretojë, kandidatin Besnik Muçi për t’u emëruar gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.   Arsyet e dekretimit janë evidentuar dhe janë vlerësuar edhe më hollësisht nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në vendimet e tij, thuhet në relacionin që shoqëron dekretin. “Zoti Besnik Muçi është diplomuar në vitin 1995 “Jurist”, në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, me rezultate të shkëlqyeshme.     Në vitin 2001 zoti Muçi ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës dhe është diplomuar “Magjistrat Prokuror” me rezultat “Shumë mirë”.   Zoti Besnik Muçi ka ndjekur studime pasuniversitare për Master të Nivelit të Dytë në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti I Tiranës, si dhe aktualisht është Kandidat Doktorant pranë këtij Fakulteti. Ai është botues i disa artikujve shkencor në fushën e së drejtës, si dhe botues i një libri në fushën e veprave penale të narkotikëve.   Zoti Muçi ka një eksperiencë pune prej më shumë se 20 vitesh (20 vite e 8 muaj), si Prokuror, Avokat dhe Lektor i së Drejtës. Ai ka një veprimtari profesionale si prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, Drejtor i Drejtorisë kundër Krimit Financiar, në Departamentin e Hetimit të Krimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ekspert i programit për trajnimin vazhdues të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shkollën e Magjistraturës, Petagog i Jashtëm i lëndës “E Drejta Penale”, në një nga Universitetet e vendit.   Zoti Besnik Muçi në karrierën e tij si Prokuror ka përvojë të konsoliduar në hetimin e krimit të organizuar dhe organizatave krimimale, fakt ky që përbën një vlerë të shtuar për trupën gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese, e cila në praktikën e saj përballet me shqyrtimin e çështjeve të nivelit kushtetues që lidhen me fushën e drejtësisë penale.   Përgjatë periudhës së punës së tij në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda janar 2014 – gusht 2019 ai ka hetuar gjithsej 275 procedime penale objekt i hetimit dhe veprimtarisë së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, një tregues i lartë ky i angazhimit dhe vendimmarrjes profesionale.   Për shkak të karrierës së tij si Prokuror, zoti Besnik Muçi ka përfituar një përvojë të vlerësueshme në fushën e marrëdhënieve juridiksionale me autoritetet e huaja gjyqësore në kuadër të kryerjes së veprimeve hetimore proaktive dhe të përbashkëta, të cilat kanë perfeksionuar aftësitë e tij profesionale në fushën e drejtësisë penale, respektimit dhe garantimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në procesin penal.   Zoti Besnik Muçi ka qenë ekspert i Komitetit MONEYVAL të Këshillit të Europës, si përfaqësues i Ministrit të Brendshëm. Gjithashtu, prej vitit 2014, ai është Ekspert i Konferencës së Palëve të Këshillit të Europës për zbatimin Konventës së Varshavës, si përfaqësues i Prokurorisë së Përgjithshme. Gjithashtu zoti Muçi përgjatë viteve 2015-2018 ka qenë dhe Anëtar i Bordit të Konferencës së Palëve të Këshillit të Europës për zbatimin e Konventës së Varshavës, si përfaqësues i Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë.   Zoti Besnik Muçi gëzon integritet të lartë moral, etik dhe cilësi të larta profesionale, të cilat janë kërkesa të domosdoshme dhe në koherencë me besimin që kërkon publiku për të qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Ai, përgjatë karrierës së tij ka reflektuar aftësi vendimmarrëse dhe bashkëpunimi. Në lidhje me këto kushte dhe kritere që duhet të plotësojë një kandidat për të qenë aanëtar i Gjykatës Kushtetuese, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi për kandidaturën e zotit Besnik Muçi është shprehur qartë dhe ka bërë vlerësimet përkatëse në Vendimin nr. 72, datë 24.07.2019 për “Lejimin e kandidimit të zotit Besnik Muçi në vendin vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018” dhe në Vendimin nr. 123, datë 10.09.2019, për “Vlerësimin dhe pikëzimin e kandidaturës së zotit Besnik Muçi për vendet vakante për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese..”.   Një arsye me rëndësi të veçantë dhe delikate në përzgjedhjen e kësaj kandidature është respektimi i frymës dhe përcaktimeve të nenit 7/a, pika 4 dhe nenit 7/b, pika 3 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, ku përcaktohet se: “Organet e emërtesës marrin parasysh përbërjen e Gjykatës Kushtetuese në momentin e emërimit të kandidatit për të garantuar balancën ndërmjet përvojave profesionale të anëtarëve dhe respektimin e barazisë gjinore”.   Vullneti i ligjvënësit për të garantuar balancën e përvojave profesionale në trupën gjyqësore kushtetuese evidentohet edhe në nenin 7/b, pika 3 të ligjit nr.8577/2000, ku citohet se: “3. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pas vlerësimit të kushteve dhe të kritereve të emërimit, brenda 10 ditëve nga zhvillimi i mbledhjes harton një listë përfundimtare duke renditur kandidatët. Nëse ka më shumë se një vend vakant, Këshilli harton dy lista të veçanta, një prej të cilave është me kandidatët që vijnë nga radhët e Gjyqësorit.”   Këshilli i Emërimeve në Drejtësi nuk ka mundur të përmbushë këtë kërkesë të ligjit, edhe pse dispozita e mësipërme dikton ndjekjen e kësaj procedure me qëllim që përbërja e Gjykatës Kushtetuese të pasqyrojë një trupë të kombinuar gjyqësore ku duhet të gjejnë vend kandidatë që vijnë nga radhët e sistemit të drejtësisë, magjistrat (gjyqtar/prokuror).   Edhe pse Këshilli i Emërimeve në Drejtësi nuk ka mundur të përmbushë këtë kërkesë të ligjit Presidenti i Republikës, ka vlerësuar me shumë vëmendje plotësimin edhe të këtij vullneti të ligjvënësit të shprehur në ndryshimet që pësoi ligji nr.8577/2000, në kuadër të reformimit të sistemit të drejtësisë në vitin 2016.   Në kushtet kur zoti Besnik Muçi është i vetmi kandidat magjistrat (Prokuror) i përfshirë në tri vendet e para të listës së kandidatëve për plotësimin e kësaj vakance, dhe në kushtet kur ai është dhe kandidati i vetëm i gjinisë mashkullore, atëherë këto janë disa arsye më shumë ligjore dhe objektive për përzgjedhjen e kësaj kandidature duke plotësuar njëkohësisht dhe kërkesat dhe frymën që dikton ligji nr.8577/2000.   Duke vlerësuar shumë të rëndësishëm rolin dhe rëndësinë që ka Gjykata Kushtetuese në mirëfunksionimin e shtetit të së drejtës, Presidenti i Republikës ka vendosur që të shprehet pa vonesë për emërimin e kandidatit të përzgjedhur prej tij, në mënyrë që kjo vendimmarrje të pasohet me një vendimarrje të Kuvendit të Shqipërisë në zgjedhjen e anëtarit tjetër të Gjykatës Kushtetuese, me qëllim që Gjykata Kushtetuese të jetë sa më shpejt funksionale e aftë për të marrë vendime dhe për t’u dhënë zgjidhje kushtetuese një sërë çështjeve që shqetësojnë të gjithë jetën shoqërore në vend.   Për gjithë sa u parashtrua më sipër, në mbështetje të nenit 93, 125 pikat 1 dhe 3, 129, 179 pikat 2 dhe 12, të Kushtetutës së Shqipërisë, neneve 7, 7/a pika 4, 7/b, 8 dhe 86 pika 4, germa “a” të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, Presidenti i Republikës në cilësinë e organit të emërtesës ka vendosur që nga lista përfundimtare e përcjellë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi nga kandidatët e renditur në tri vendet e para të listës të përzgjedhë dhe të emërojë zotin Besnik MUÇI, gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese.”

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu