Në përshtatje me traditat e Arabisë Saudite; Georgina Rodriguez shfaqet e veshur me shami

0
Gjigandi

Georgina Rodriguez ka pasur një paraqitje jo si në daljet e saj të zakonshme, megjithëse tërhoqi mjaft vëmendje në tapetin e kuq të çmimeve Joy Awards në Arabinë Saudite. Spanjollja po përshtatet me jetën në “atdheun” e saj të ri pasi partneri i saj Cristiano Ronaldo  luan për skuadrën e furbollit Al Nasr.

Georgina ka treguar dashurinë e saj për Arabinë Saudite dhe tashmë ka bërë ndryshime në stilin e saj jo vetëm të jetës, por dhe të veshjes.

Kjo u reflektua në veshjen e saj për këtë event pasi vendosi të vishte një fustan të gjatë. Pamja e saj modeste shoqërohej me një shami – një veshje tradicionale e veshur nga gratë në Arabinë Saudite.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu