“Avatar 2” kalon 2 miliardë Dollarë fitime

0
Gjigandi

“Avatar 2: Rruga e Ujit” vijon të thyejë rekorde. Filmi tejkaloi shifrën 2 miliardë Dollarë të arkëtimeve globale këtë të dielë.

Regjisori James Cameron e kishte thënë edhe më herët se filmi duhej të arrinte shifrën prej 2 miliardë Dollarësh për të balancuar shpenzimet. Filmi debutoi në fund të Dhjetorit, 13 vjet pasi origjinali “Avatar” u bë një fenomen mbarëbotëror.

Pas 6 fundjavave në kinema, ai renditet si filmi i 6 me fitimet më të larta të të gjitha kohërave. Rreth 1.4 miliardë Dollarë janë fituar nga shitjet e biletave në tregjet ndërkombëtare jashtë Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë.

Disney nuk ka bërë të ditur buxhetin e filmit, por mediat shkuajnë se kushtoi ai paktën rreth 350 milionë Dollarë. Një film i tretë “Avatar”, të cilin regjisori Cameron e ka filmuar tashmë, është planifikuar të dalë në Dhjetor 2024.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu