Ronaldo prezantohet të martën te Al Nassr, mund të debutojë në javën e 12-të

0
Gjigandi

Eshtë bërë gati gjithçka. Cristiano Ronaldo përgatitet të zbarkojë sot në Arabinë Saudite. Nëse deri në momentin e fundit nuk ka ndryshim planesh, portugezi do të zbarkojë sonte në Riad. Gjatë ditës së martë ai do të kalojë kontrollin mjekësor dhe më pas do të prezantohet zyrtarisht.

Al-Nassr ka përgatitur stadiumin e tij, Mrsool Park, në mënyrë që të martën rreth 30.000 tifozë të shijojnë prezantimin e yllit portugez. Pritshmëria në Arabi është frikshme dhe para ardhjes së Ronaldos, në ndeshjen e fundit emri i tij tashmë u brohorit në tribuna.

Data e debutimit ende nuk është vendosur. Në fakt, Rudi García, trajneri i Al-Nasrr dëshiron të ketë një bisedë me lojtarin paraprakisht, për të parë se si po kalon.

Nëse përgjigja është pozitive, Cristiano mund të debutojë në javën e 12-të të kampionatit saudit. Skuadra e tij ka një ndeshje kundër Al Ta’ee në stadiumin e vet.

RonaTyra

j.l./ ABC24.AL 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu