EKSKLUZIVE/ “Maxiprocesso” shqiptar gati nga SPAK. Kush janë 300 VIP-at që i pret qelia në shtator?

0
Kush janë 300 VIP-at që i pret qelia në shtator
Gjigandi

Burime ekskluzivë konfirmojne për abc24.al se shtatori do jetë një muaj i jashtëzakonshëm për vendosjen e ekuilibrit mes krimit-politikës-bisnesit.
SPAK po përgatit një Maxi Trial të ngjashëm me atë që u zhvillua në Palermo pas vrasjes së Xhovani Falkones dhe Paolo Borselinos.
Kush janë të shënjestruarit?
Burimet bëjnë me dije se janë bashkuar shumë dosje të vjetra e të arkivuara, të cilat nga provat dhe faktet e reja të mbledhura gjatë kësaj periudhe nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit janë rihapur dhe bashkuar me dosje të ngjarjeve të freskëta. Ky kryqëzim informacioni dhe hetimesh ka sjellë qe në “rrjetë” të bien biznesmenë, politikanë, ish-drejtorë të lartë të administratës, ish-ministra, ministra e të tjerë VIP-a nga fusha të tjera.
Ky “maxiprocesso” që pritet të zhvillohet gjatë javëve në vijim duket i mirëmenduar dhe mirëorganizuar, qoftë nga organet ligjzbatuese ashtu edhe nga Ministria e Drejtësisë, e cila prej kohësh ka marrë një nismë për të liruar të dënuarit për vepra penale të rëndomta, me synimin që rreth 300 “banorët” e rinj, të kenë mundësi akomodimi në IEVP-n e vendit, por kryesisht të Tiranës pasi duhet të jenë në afërsi më gjykatën ku do mbahet procesi.
Nga momenti i egzekutimit të fletë-arresteve e deri në përfundim të gjykimit, të gjithë do duhet të qëndrojnë në Institucionet e Vuajtjes së Dënimit në qytetin e Tiranës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu