E trishte, futbollisti krutan vdes gjate nje feste – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Ekipi i Kastriotit postoi në faqen e vet në facebook lajmin e rëndë të ndarjes nga jeta të një futbollisti të vet I cili për vite e vite me radhë kishte qenë pjesë e ekipeve të moshave. Klubi krutan njoftoi se Erjon Ruci humbi jetën mbrëmjen e të premtes si pasojë e një goditje që ka marrë në zemër. Tragjedia në familjen Ruci bëhet edhe më e madhe po të mendosh se I riu ka pësuar sulm në zemër teksa ishte në një rast gëzimi, gjë e cila konfirmoi edhe nga klubi Kastrioti. Ndonëse kishte qënë për shumë vite pjesë e skuadrave zinxhire të klubit krutan, Erjon Ruci kishte hequr dorë në fillim të këtij sezoni. Sot humbëm Erjonin, një i ri që dha kontribut të madh tek moshat e Kastriotit, për vite me radhë. Sezonin aktual, Erjoni, vendosi që të ndiqte tjetër rrugë, dhe jo futbollin, e kjo për arsye personale. Mbrëmbë në një rast gëzimi, Erjoni mori një goditje në zemër, që për fatin e tij të keq nuk mundi që t’i mbjetojë. Klubi i “Kastriotit” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ruci, dhe të afërmve për këtë humbje të parakoshme. Prehu në paqe Erjon!.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu