UEFA do të zhvillojë takim javën e ardhshme, pritet të merret ky vendim për Ligën e Kampionëve

0
Gjigandi

UEFA javën e ardhshme do të mbajë një takim e ku do të vendoset për fatin e Ligës së Kampionëve, pas pauzimit prej pothuajse tre muajsh.

Organi drejtues i futbollit tha se të enjten komiteti ekzekutiv do të diskutojë për të ardhmen e Ligës së Kampionëve dhe Europa Ligës, e po ashtu vendet dhe orarin e ndeshjeve.

Drejtuesit e UEFA-s do të zhvillojnë bisedime përmes videokonferencës më 17 dhe 18 qershor.

Kurse presidenti Aleksandar Ceferin pritet të dal me një komunikatë për shtyp pas këtij takimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu