Ylber Ramadani te Interi? E konfirmon vetë mesfushori

0
Gjigandi

Mesfushori i Kombëtares shqiptare Ylber Ramadani po kalon një moment fantastik me skuadrën e Lecces. Për 27-vjeçarin ka një interesim nga skuadra e Interit, gjë që e ka konfirmuar vetë lojtari nga Ferizaji. Ramadani zbuloi të vërtetën e këtij interesimi në emisionin “Analizë Kuqezi”, ndërkohë që bëri një premtim në lidhje me ndeshjen e radhës në Serie A: Lecce-Milan.

“Menaxheri im ka qenë në Tiranë, ka takuar dhe ka qëndruar gjithë kohën me Ausilion. Motivim shumë i madh për mua, nuk duhet të ndaloj së punuari që të shkoj tek Interi. Goli i parë? Kismet, të shtunën me Milanin. Edhe pse ka tifozë shumë me Milanin në Shqipëri. Po e bëmë golin të shtunën me Milanin, do e bëjmë intervistën prapë. Ndoshta është fat, nuk i dihet. Patjetër që do e sjell fanellën time në emision nëse i shënoj Milanit.”

 

p.c. / ABC24.AL

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu