Shenjat që ju jep trupi kur duhet të reduktoni patjetër sasinë e kafesë që konsumoni

0
Gjigandi

Për shumë njerëz kafeja është një ndër pijet pa të cilat nuk bëjnë dot. Disa nuk mund ta nisin dot ditën pa një kafe, e disa të tjerë nuk bëjnë dot pa disa në ditë. Mirëpo, duhet të dini që ndonjëherë kafeja nuk jep efektin që do të dëshironim në organizmin tonë.

Disa prej shenjave që ju jep trupi, në rastet kur duhet të reduktoni patjetër sasinë e kafesë që konsumoni:

Ankth

Njerëzit që luftojnë me ankthin duhet të shmangin kafeinën pasi ajo vetëm sa i përkeqëson simptomat e pakëndshme të ankthit. Gjithashtu, kafeina ngre nivelin e stresit dhe ju bën të ndiheni më nervozë se zakonisht.

Dhimbje stomaku 

RonaTyra

Shumë njerëz që kanë një problem në stomak shqetësohen nga kafeja pa e kuptuar. Për këtë, shpesh, fajësojnë ushqimin, por kafeja mund të jetë shkaktarja kryesore e dhimbjes në stomak.

Rrahje të shpejta të zemrës

Marrja e tepërt e kafesë gjithashtu mund të bëjë që zemra të rrahë më shpejt. Personat që vuajnë nga kjo gjendje mjekësore duhet të kufizohen në 1-2 kafe në ditë.

Të dridhura

Kafeina shpejton sistemin nervor qendror, gjë që mund t’ju bëjë të ndiheni nervozë. Nëse ndaj kafesë reagoni me dridhje të pakontrollueshme, kufizoni rreptësisht konsumimin e saj.

Dhimbje koke

Edhe pse një sasi e vogël kafeje mund të ndihmojë me dhimbjen e kokës, tejkalimi i dozës së duhur të kafeinës mund të shkaktojë dhimbje koke. Në këtë rast flasim për një sasi prej pesë ose më shumë filxhanë në ditë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu