‘Jam i dashuruar dhe i lumtur’, Kastro Zizo zbulon gjininë e fëmijës

0
80
blank
Gjigandi

Një javë më parë, para se të interpretonte në skenën e ‘Këngës Magjike’, Kastro Zizo dha lajmin se do të bëhet baba për herë të tretë. Ai zgjodhi një mënyrë të pazakontë për ta dhënë lajmin, ashtu siç di vetëm ai. I veshur si pemë (për të realizuar performancën), Kastro tha se ka dëshirë të lëshojë rrënjë. Pas kësaj, këngëtari shtoi se nuk e di nëse dega e tij e re është vajzë apo djalë.

Së fundmi, gjatë një interviste me gazetaren Genta Hodo, në “Late Night Show”, ai rrëfeu se do të bëhet me një djalë.

“Unë jam i dashuruar dhe i lumtur. Po pres dhe një fëmijë. E mora vesh dje, e kam çun. Pushkë e fortë!” –është shprehur Kastro.

Megjithatë, nuk dihet ende kush është nëna e fëmijës së tretë të këngëtarit dhe moderatorit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu