I njihni dy motrat e vogla të Selena Gomez-it? Duken identike si ajo

0
Gjigandi

Selena Gomez u rrit si një fëmijë i vetëm, por gjashtë vite më parë jeta e saj ndryshoi. Nëna e këngëtares, Mandy dhe bashkëshorti i saj i dytë, Brian Teefey sollën në jetë vajzën e tyre të parë së bashku, Gracie Elliot Teefey, në qershor të vitit 2013. Ndërsa fiks një vit më vonë, në qershor të 2014-ës, i ati i Selena-s, Ricardo Gomez dhe bashkëshortja e tij, Sara, sollën në jetë motrën e dytë të Selena-s, Victoria Gomez.

Tani këngëtarja ka dy motra të vogla, 6 dhe 5 vjeçe.

Me Grace u njohëm në premierën e filmit “Frozen 2”, ku ajo dhe Selena u shfaqën të veshura njësoj dhe dukeshin si personazhet e filmit të animuar.

Grace është bionde, e megjithatë ngjan shumë me Selena-n.

RonaTyra
Image

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu