Xhensila tregon përrallën interesante që i thotë Ajkës dhe zbulon sa fëmijë dëshirojnë ajo dhe Besi

0
Gjigandi

Me siguri Ajka është një fëmijë me shumë fat-me një nënë këngëtare dhe me një baba aktor. Ajo e ka të garantuar në shtëpi muzikën dhe humorin. Mami Xhensila e vë në gjumë me muzikë, ndërkohë gjatë ditës babi Besi përpiqet që në çdo mënyrë ta bëjë të qeshë. Mirëpo, kur vjen puna tek përrallat që i tregon Xhensila, cila është ajo e preferuara e mamit?

E ftuar sonte në Klanifornia, Xhensila ka treguar se përralla që i thotë më shpesh të bijës, është ajo “se si mami u martua me një katunar nga Bubqi”.

Ndërkohë në linjën e këtyre pyetjeve për fëmijët dhe Ajkën, Marina e ka pyetur sa fëmijë planifikojnë të bëjnë ajo dhe Besi? 4 ka qenë përgjigjja e Xhensilës.

“4, 2 goca dhe dy çuna. Ajkën nuk do ta lë pa një motër, ndërkohë as djalin pa një vëlla”,-ka treguar Xhensila planet e saj dhe të Besit.

Ndërkohë, intervista është mbyllur me një pyetje romantike “gjëja më e çmendur që ke bërë për dashurinë”.

RonaTyra

“Që jam martuar me Bes Kallakun”,-ka thënë e qeshur Xhensila.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu