Një studim i ri tregon: nëse pini 2 kafe në ditë, mund ta zgjasni jetën tuaj me dy vite. Siç të gjithë e dimë, një kafe e mirë mund t’ia rregullojë mëngjesin edhe personit më dembel. Ne e duam kafen dhe me siguri edhe shumica prej jush nuk e nisin dot ditën pa një kafe. Nëse dëshironi të lexoni më shumë rreth këtij studimi interesant, ju ftojmë të mësoni disa fakte për përfitimet e shumta që sjell kafja.
Zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës
Një studim i kryer në Brazil zbuloi se njerëzit që pinin 2 ose më shumë kafe në ditë kishin më pak arterie të ngurta sesa njerëzit që nuk pinin. Kjo lejoi një rrjedhje më të lirë të gjakut, duke çuar në një rrezik të zvogëluar të sëmundjeve të zemrës. Rezultate të ngjashme u gjetën edhe në një studim tjetër të kryer nga studiues koreanë.
Ul rrezikun e sëmundjes së Alzheimerit
Disa studime kanë treguar që pirja e kafesë ju mbron nga sëmundja e Alzheimerit. Dhe kafeina mendohet të jetë agjenti i mirë këtu. Sipas shkencëtarëve, ajo parandalon krijimin e beta-amiloidit, i cili zakonisht konsiderohet të jetë shkaku kryesor i Alzheimerit. Është vërejtur gjithashtu se pirja e 3 kafeve në ditë mund të ngadalësojë shfaqjen e çmendurisë.
Ul rrezikun e diabetit tip 2
Hulumtimi i kryer në Universitetin e Minesota zbuloi se gratë që pinin 6 ose më shumë filxhanë kafe çdo ditë kishin një rrezik prej 22% më pak për t’u sëmurur nga diabeti. Kjo për shkak të mineraleve, fitokimikanëve dhe antioksidantëve të pranishëm në kafe. Shkencëtarët janë akoma të pasigurt nëse kafeina gjithashtu kontribuon në uljen e rrezikut të zhvillimit të diabetit.