Ju jeni gati të bëni një test gjaku për të parë nëse keni qenë të ekspozuar ndaj Covid-19.
Dhe jeni duke shpresuar se kjo gjë do t’ju tregojë që keni plot antitrupa, pra ushtarët e trupit janë gati për të luftuar kur një armik pushton përsëri sistemet tona, dhe se kjo mund të nënkuptojë imunitet ndaj virusit në të ardhmen.
Jo kaq shpejt.
Në realitetin e sotëm, testimi pozitiv për antitrupat ndaj Covid-19 nuk do të thotë asgjë. Në fakt, mund të mos thotë shumë – të paktën tani. Ende ka shumë të panjohura, si për saktësinë e testeve të antitrupave që janë në dispozicion, ashtu edhe për natyrën e vetë virusit.
Çfarë është një test i antitrupave? Një test i antitrupave bëhet vetëm duke mbledhur gjak, qoftë përmes një gishti ose nga një venë. Është krijuar për të zbuluar antitrupat, proteinat në formë Y të quajtura imunoglobulinat që qarkullojnë në gjakun tonë për të ndihmuar në luftimin e infeksioneve në trupin tonë.
Edhe nëse nuk keni pasur kurrë simptoma të Covid-19, prania e antitrupave në gjakun tuaj do të tregonte se trupi juaj ka hasur në virus.
Sa i saktë është testi? Ekzistojnë disa faktorë ndërlikues:
-Antitrupat nuk shfaqen brenda natës – kështu që testi mund t’ju japë një rezultat të rremë nëse antitrupat tuaj thjesht nuk janë ndërtuar ende.
-Testet e antitrupave mund të kenë gabime, kështu që ato prodhojnë me lehtësi rezultatet të rreme.
-Kërkesa e lartë tani do të thotë që kompanitë po krijojnë teste pa ndonjë mbikëqyrje shkencore, të cilat nuk janë rishikuar ose aprovuar.