Përtërin tëmblin, mbron shëndetin e mëlçisë dhe nxjerr jashtë helmet: Kjo pije popullore është më e efektshme se cilido ilaç!

0
Gjigandi

Është filtër universal i trupit tonë

Mirëpo nëse nuk mirëmbahet drejt mund të “lodhet” nga stresi i tepruar i shkaktuar nga paushqyeshmëria, abuzimi me alkoolin dhe faktorët e tjerë.

Mëlçia është organi që kryen disa prej funksioneve më thelbësore në organizëm. Ajo shërben si baza e çdo procesi të metabolizmit.

Mëlçia filtron gjakun, prodhon enzima, shpërbën yndyrat dhe çliron energji, transmeton Telegrafi.

Toksinat transformohen në një barrë të madhe për mëlçinë dhe dëmtojnë ndjeshëm të gjitha funksionet e saj. Mëlçia duhet detoksifikuar rregullisht në mënyrë që funksionet e saj të jenë optimal.

RonaTyra

Është organ njësoj i rëndësishëm edhe fshikëza e tëmblit e cila, gjithashtu, shërben për eliminimin e materieve të dëmshme nga trupi, siç janë rruazat e prishura të kuqe të gjakut dhe kolesterina.

Fshikëza e tëmblit ndihmon në tretjen dhe absorbimin e yndyrave.

Mirëmbajtja e shëndetit të këtyre dy organeve është shumë e rëndësishme, e kjo më së miri bëhet me artikuj të caktuar, mirëpo edhe me pijet të cilat kanë forcën që të pastrojnë dhe ndihmojnë në nxjerrjen jashtë të helmeve të grumbulluara.

Që nga lashtësia është e njohur pija nga rrepka e zezë.

E pasur në vitamina, e mbytur në antioksidantë dhe pak kalorike, rrepa e zezë është perime e shëndetshme.

Rrepa e zezë vepron si një pastrues, ajo aktivizon lëvizjet e zorrëve që mundëson kontraktimin e qeses së tëmthit, shpesh herë përgjegjëse për jashtëqitje të keqe. Duke u kontraktuar, ajo eliminon toksinat e tëmthit.

Qe se si përgatitet pija nga rrepka e zezë:

Rrepkën grijeni në rende, përzieni me sheqerin e kafenjtë dhe mjaltë dhe lëreni të qëndrojë derisa të lirojë lëngun. Pini gjatë ditës, nga 1 gotë para racioni.

Kjo pije do të nxisë nxjerrjen jashtë të helmeve të grumbulluara, por më së shpeshti përdoret te çrregullimet e punës së fshikëzës së tëmblit.

Për shkak të përmbajtjes së madhe të proteinave, karbohidrateve, yndyrave, celulozës dhe mineraleve të shumta konsiderohet artikull i cili zë vend të lartë në piramidën e ushqimit.

Pos lëngut nga rrepka e zezë, do t’i bëjnë mirë dhe do të përmirësojnë punën e mëlçisë edhe këto dy pije:

Çaji nga farat e qimnonit

Merrni 1 – 5 fara të bluara qimnoni dhe lërini të qëndrojnë 10 – 15 minuta në një filxhan me ujë të nxehtë. Pini këtë sasi gjatë ditës 2 – 3 herë, gjithmonë para buke.

Çaji nga livanda

2 – 3 gramë lule të thara livande qitni në filxhan me ujë të vluar dhe lërini të qëndrojnë 5 – 10 minuta. Pini gjysmë gote 2 herë në ditë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu