Nëse lëvizni në rrugë me maskat e prodhuara në shtëpi, mjekët ju tregojnë çfarë duhet të keni kujdes

0
Gjigandi

Koronavirusi i ri COVID-19 transmetohet midis njerëzve me anë të pikëzave apo spërklave ndërsa jemi duke folur, kollitur ose teshtitur. Shumica e njerëzve që janë të infektuar me koronavirus janë asimptomatike dhe ndjehen plotësisht mirë, por  gjithsesi ata janë të infektuar, dhe për këtë arsye munden transmetojnë virusin te të tjerët.

Maska që mbulojnë gojën dhe hundën zvogëlojnë shumë mundësinë e infektimit dhe aftësine për të infektuar të tjerët. Këto maska ​​parandalojnë lëshimin e pikave apo spërklave që sjellin sëmundjen duke arritur në hundë dhe gojë. Maska mbron ata që e vendosin atë, si dhe të tjerët rreth tyre, pra, kur një bartës i virusit takohet një jo-bartës, nëse të dy kanë vendosur maskë, mbrojtja kundër infeksionit është dyfishuar. Prandaj, ne po udhëzojmë të gjithë të vendosin një maskë në çdo kohë në publik për të parandaluar  infektimin tek të njohurit, kalimtarët dhe koleget e punës.

Në publik, siç janë supermarketet, duhet të vendosni një maskë në mënyrë që të parandaloni lëshimin e spërklave që mund të jenë të dëmshme për të tjerët.

Në shtëpi – në mesin e anëtarëve të familjes nuk ka nevojë të vendosni maskë.

Në punë – në një dhomë me një person të vetëm nuk ka nevojë të vendosni një maskë.

RonaTyra

Çdo maskë me një kapacitet të lartë filtrimi mbron mbajtësin e saj dhe mjedisin përreth.

Llojet e maskave të përshtatshme për popullatën e përgjithshme përfshijnë:

Maska e kirurgut – standardi i kërkuar nga spitalet dhe klinikat dhe janë gjithashtu të përshtatshme për popullsinë e përgjithshme.

Maska jomjekësore gojë-hundë – siguron mbrojtje, por shkalla e mbrojtës varet nga lloji i maskës

Maska me shumë shtresa leckash – mund të ofrojnë mbrojtje shumë të mirë, në varësi të lloji i pëlhurës, trashësia e saj dhe numri i shtresave.

Maska N95 mbron edhe nga transmetimi, por nuk kërkohet, përveç kur po trajtoni pacientë me sëmundje të rëndë në spitalet që kryejnë procedura të frymëmarrjes.

Maska me valvola – jo të përshtatshme në  komunitet sepse valvula lëshon ajër me tëpresion që mund të shkaktojë spërkatje të pikave dhe për pasojë transmetim te virusit.

Është e mundur të mbani një maskë mjekësore ose tregtare për ripërdorim. Mbajeni maskën të pastër dhe të ventiluar mirë, larg kontaktit aksidental me dorë, dhe vendoseni atë në një, absorbues letre të pastër.  Maska të veshura, të pista ose të grisura duhet të hidhen.

Maska shtëpiake

Në mungesë të një maske mjekësore ose tregtare, është e mundur të bëni një maskë gojë-hundë të improvizuar ose bëni një maskë pëlhure me shumë palosje me kapacitet të shkëlqyer filtrimi. Maska duhet të bëhet nga dy ose tre shtresa sipas trashësisë dhe cilësisë të pëlhurës. Për të bërë një maskë pëlhure, rekomandohet të zgjidhni pëlhurë si pambuku të endura fort sa të jetë e mundur (densiteti mbi 200 fije në inç(2,5 cm) të tilla si një saten) dhe paloseni atë në 3 shtresa (ose 500 fije për inç në 2 palosje). Pëlhura duhet të jetë e përshtatshme për larje në 70 gradë celsius në mënyrë që të ripërdoret.

Maska duhet të mbulojë gojën dhe hundën (përmasat e mundshme janë një maskë drejtkëndore (14X18 cm).

Maska duhet të jetë e qepur nga të gjitha anët. Shirita elastikë mund të përdoren në vend të lidhëseve për të shtrënguar maskën pas veshëve ose në qafë.

Preferohet të bëni disa maska ​​për secilin person, në mënyrë që ato të ndryshohen sa herë që maskë është e lagësht, e papaster ose mbipërdorur. Maska e përdorur duhet të mbahet e pastër në qese plastike.

Maska e bëra vetë duhet të lahen në një temperaturë mbi 70 gradë Celsius për 30 minuta ose më shumë, dhe mund të thahet në diell ose tharëse.

Mbani mend

Një maskë e mbipërdorur nuk mbron. Një maskë e lirshme, e lagësht, e rrudhur ose e shqyer që nuk puthitet mirë në fytyrë nuk siguron mbrojtje.

Zëvendësoni maskat sipas nevojës. Sigurohuni që maska ​​të mos shkaktojë vështirësi në frymëmarrje. Nëse po, mos e përdorni maskën.

Kujdes duhet të ushtrohet te pacientët me sëmundje paraprake të zemrës dhe mushkërive, maskat që e vështirësojnë frymëmarrjen mund ta përkeqësojnë sëmundjen. Këshillohuni me mjekun tuaj nëse e ndjeni të nevojshme.

Duhet të dezinfektoni duart me alkool ose sapun dhe ujë pasi të keni prekur maskën për të parandaluar që virusi të transmetohet nga pjesa e jashtme e maskës në hundë dhe gojë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu