10 shenjat që trupi jua dërgon kur keni tepër stres

0
Gjigandi

Secili nga ne ndihet ndonjëherë i sëmurë. Por nëse diçka po përsëritet që sa kohë, atëherë duhet ta merrni më seriozisht shëndetin tuaj. Ndoshta e gjitha është për shkak të stresit. Shumë mjekë thonë se stresi është shkaktar i shumë sëmundjeve, transmeton Pergatit.com. Ne kemi ka zgjedhur disa nga simptomat më të njohura që tregojnë se ju jeni të prekur nga stresi.

Sëmundjet e lëkurës

Psoriaza, aknet dhe sëmundje e tjera të lëkurës mund të shkaktohen nga stresi. Shkencëtarët kanë kryer disa studime me studentë dhe erdhën në përfundim se niveli i lartë i stresit lidhet direkt me problemet e lëkurës. Një eksperiment me minj dha të njëjtin rezultat. Kafshët që iu ishin ekspozuar dozave të mëdha të stresit ishin më pak imun ndaj infeksioneve të lëkurës sesa të tjerat.

Ndryshimi në peshë

Ndoshta të ka ndodhur ndonjëherë që të mos mund të stabilizosh peshën tënde qoftë me dieta apo edhe ushtrime. Disa eksperienca stresuese mund të ndikojnë që ju të shtoni peshë. Dhe siç duket, përsëritja e shpeshtë e këtyre situatave rrit prodhimit e hormonit të kortizolit në trup. Kortizoli e stabilizon metabolizmin e karbohidrateve dhe e rregullon nivelin e sheqerit në gjak.

RonaTyra

Nëse një person ka sasi të tepërta të këtij hormoni, atëherë ai do të ha më shumë, trupi i tij do të prodhojë më pak testosteron dhe kështu trupi do të djeg më pak kalori. Si pasojë ai person do të shtojë peshë. Pra, nganjëherë stresi dhe shqetësimet shkaktojnë shtimin e peshës tek njerëzit. Kjo pasi pos tjerash rritet niveli i adrenalinës në gjak. Adrenalina e shpejton metabolizmin, mirëpo e ngadalëson shkrirjen e yndyrave në trup. Kurse për humbje të peshës, shkencëtarët fajësojnë hormonin CRH.

Ftohje të shpeshta

Siç e cekëm më herët, stresi shkakton prodhimin e kortizolit që ndalon inflamacionet. Megjithatë, nëse dikush përjeton stres kronik, sistemi i tyre i imunitetit bëhet më pak i ndjeshëm ndaj kortizolit, gjë që rezulton në inflamacione serioze. Meqë rast rritet rreziku që të ftoheni apo të prekeni nga gripi.

Andaj nuk duhet fajësuar vetëm moti i ftohtë kur trupi juaj ka sistem imun të dobët. Nëse sëmureni shpesh, atëherë mendoni për atë gjënë që ju shqetëson tërë kohën dhe provoni ta eliminoni.

Çrregullime gastrointestinale

Është vërtetuar shkencërisht se stresi ka efekt negativ në traktin gastrointestinal. Ndonjëherë ilaçet për fryrje dhe dhimbje të barkut nuk ndihmojnë. Në raste të tilla do të ishte mirë të vizitohet një psikolog. Ai do të mund të tregonte shkaqet e stresit dhe t’u ndihmonte.

Vështirësi në përqendrim

Njerëzit që kanë qenë nën stres për një kohë të gjatë e kanë shumë të vështirë të përqendrohen në punë. Nëse e vëreni që nuk po mund të përqendroheni si zakonisht, atëherë merreni me ngadalë dhe pushoni pak. Kjo ndodh për shkak të tensionit nervor.

Rënia e flokëve

Shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se stresi mund t’ju bëjë pjesërisht e madje edhe tërësisht tullac. Nëse e vëreni që keni më pak flokë se më parë dhe vitaminat e ndryshme nuk kanë asnjë efekt, atëherë stresi mund të jetë arsyeja. Andaj mos u stresoni shumë nëse dëshironi që të keni flokët tuaj të bukur.

Dhimbjet e kokës

Dhimbjet e kokës mund të shkaktohen nga shumë arsye, si për shembull: osteokondria, pozita e keqe gjatë gjumit, shtypja e ultë apo e lartë e gjakut, sinuset, shtatzënia e shumë tjera. Sidoqoftë, nganjëherë kokë dhimbjet shkaktohen nga stresi emocional që e keni në punë apo në shtëpi. Hapat mund t’ju ndihmojnë por nëse nuk ju shmangeni situatave stresuese në jetën tuaj, kokë dhimbjet do të përsëriten kohë pas kohe.

Epshi i paktë

Dikush që është shumë i ekspozuar ndaj stresit nuk ka shumë epsh dhe ndjenja. Shkencëtarët e kanë kryer një studim në lidhje me këtë dhe erdhën në këto lloj përfundimesh.

Andaj nëse nuk keni bërë dashuri me partnerin për një kohë të gjatë, mos u shqetësoni e as zemëroni pasi kjo gjë nuk ju ndihmon dot. Në fakt, nëse arsyeja është stresi, vetëm sa do t’i përkeqësoni gjërat. Ajo çfarë do t’ij bënte shumë mirë do ishte një pushim së bashku me partnerin.

Probleme me gjumin

Situatat stresuese mund të jenë arsyeja e problemeve serioze me gjumin. Mund edhe të vuani nga pagjumësia nëse keni qenë nën stres të madh për një kohë të gjatë. Në këtë rast ndodheni në një situatë shumë të vështirë pasi askush nuk mund të punojë normalisht dhe të kënaqet pa fjetur siç duhet.

Kur hapat e gjumit nuk kanë asnjë efekt është koha që ta merrni më seriozisht dhe të shihni mjekun. Është shumë e rëndësishme që të gjeni arsyen e problemeve me gjumin dhe ta eliminoni sa më shpejt që është e mundur.

Sëmundje kardiovaskulare

Zemrat tona përjetojnë shumë gjëra gjatë jetës, si të mira ashtu edhe të këqija. Pra, stresi ndikon keq në zemër. Shkencëtarët e kanë vërtetuar se stresi kronik është njëra ndër shkaqet më të shpeshta të sëmundjeve kardiovaskulare. Në rrethana të tilla si: të punosh shumë apo edhe e kundërta të mos punosh fare, të jetosh në varfëri dhe të kesh probleme në familje, vetëm sa e keqësojnë situatën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu