Dimër i parakohshëm në ShBA, bora shkakton viktima dhe anulim fluturimesh

0
88
Gjigandi

Masat e ftohta të ajrit, të ardhura nga Arktiku, janë sjellë temperatura shumë të ulëta dhe reshje të mëdha të borës në disa pjesë të Shteteve të Bashkuara.

Rekordi i temperaturës më të ulët për këtë periudhë të vitit u shënua në Kansas dhe Illinois. Parashikuesit e motit thanë se gjatë javës mund të thyhen edhe disa rekorde të tjera.

Katër persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku të shkaktuara nga moti i lig dhe më shumë se një mijë fluturime janë anuluar. Në disa zona është ndërprerë edhe procesi mësimor.

Shërbimi Kombëtar i Motit njoftoi se masat e ftohta të ajrit e kanë prejardhjen nga Siberia dhe do të mbizotërojnë në pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara.

Rekordi i temperaturës së ulët për pjesën e parë të nëntorit u shënua në disa qytete në Kansas. Temperatura më e ulët u shënua në Garden City, ku treguesi i termometrit zbriti në -18 gradë.

Lexo edhe:  Mogherini dënon sulmet ndaj civilëve në Siri

Reshje të rralla të borës janë shënuar edhe në qytetin Brownsville të Teksasit, afër kufirit me Meksikën. Meteorologu Kevin Birk tha se këto temperatura janë më të zakonshme për mesin e janarit, sesa për mesin e nëntorit.

Zyrtarët njoftuan se një vajzë 8-vjeçare vdiq pasi u godit nga një kamion që e humbi kontrollin në një rrugë me ngrica. Në Michigan, tre persona e humbën jetën në një aksident që besohet se u shkaktuar gjithashtu nga ngricat në rrugë. Ky shtet është përfshirë nga reshjet e mëdha të borës, shkruan “BBC”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu