Shurup i bërë vetë që bashkon pesë përbërësit më të fuqishëm kundër kollës dhe gripit

0
13

Ky ilaç këshillohen kur është bërë diagnoza pa asnjë simptome shqetësuese

Shurupet e kollës të blerë në barnatore shpesh përfliten për kimikate dhe përbërës të dyshimtë dhe të rrezikshëm për shëndetin tuaj dhe të fëmijëve.

Nëse doni një zgjidhje natyrale kundra kollës dhe gripit, po ju tregojmë recetën e një shurupi të bërë vetë i cili bashkon pesë përbërësit më të fuqishëm për trajtimin e tyre.

Përbërësit:

⦁ ¼ lugë çaji xhenxhefil (i grirë)
⦁ ¼ lugë çaji piper i kuq djegës
⦁ 1 lugë gjelle uthull molle
⦁ 1 lugë gjelle mjaltë
⦁ 2 lugë gjelle ujë i distiluar

Përgatitja:

⦁ Merrni një tas të vogël.
⦁ Shtoni gjithë lëngjet në të (uthullën e mollës, mjaltin dhe ujin).
⦁ Shtoni xhenxhefilin dhe piperin e kuq djegës
⦁ Përzieni gjithë përbërësit me një lugë derisa të shpërbëhen.
⦁ Transferojeni shurupin në një kavanoz qelqi.
⦁ Mbylleni dhe ruajeni në frigorifer.

Xhenxhefili njihet për vetitë e tij anti-inflamatore. Është ideal kundër kollës edhe për shkak të vetive antihistaminike.

Piperi djegës i kuq ju lehtëson nga mukusi, përshpejton metabolizmin dhe stimulon sistemin imunitar të nxjerrë jashtë mikroorganizmat e dëmshëm.

Uthulla e mollës gjithashtu forcon sistemin imunitar. Ndihmon në pastrimin e sekrecioneve, duke ju shpëtuar nga kolla.

Mjalti nga ana tjetër, i siguron trupit vitamina, minerale dhe antioksidantë. Ndihmon gjithashtu fytin e acaruar, i cili është shumë i zakontë në rastet me kollë.

Nëse simptomat vazhdojnë për disa ditë ose shqetësoni për shenja të tjera, atëherë duhet të konsultoheni me një mjek specialist.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu