Paska një sekret që do t’ju ndihmojë të arrini format që dëshironi në kohë rekord

0
Gjigandi

Nëse keni në plan të filloni palestrën (ose nëse shkoni rregullisht) duhet të dini se ka një orar, që sipas studimeve, është i duhuri për t’u ushtruar. Me sa duket, ora 6 pasdite është e duhura nëse dëshironi të arrini rezultate më të mira për trupin tuaj. Një studim i kryer nga “University of Southern Mississippi” ka regjistruar rezultatet e disa të rinjve që u ushtruan në orare të ndryshme të ditës.

Në fund të studimit, të gjithë pjesëmarrësit kishin përmirësime në trupin e tyre, por ata që u stërvitën në orën 6 të pasdites fituan një masë më të madhe muskujsh sesa ata që u ushtruan paradite.  Po ashtu, këta të fundit humbën peshë më shpejt sesa ata që u strëvitën në orare të tjera.

Në fakt, studimi lidhet edhe me biologjinë dhe duke qenë se metabolizmi i trupit ngadalësohet gjatë ditës, ushtrimi pasdite e rrit atë sërish duke djegur kaloritë. Po ashtu, ushtrimi në këtë orar ndikon në reduktimin e stresit dhe në përmirësimin e gjumit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu