Studiuesit në Qendrën e Koresë Jugore për Sëmundjet dhe Parandalimin e tyre, kanë thënë se është e pamundur që koronavirusi të prekë dy herë të njëjtin person.
Revista britanike “Daily Star” raporton se një lajm i tillë shikohet si një shpresë në luftën kundër pandemisë së Covid-19.
Gjithsesi, OBSH-ja ka paralajmëruar shtetet që të mos përdorin “pasaportat e imunitetit”, që ishin menduar që t’u jepeshin personave që tashmë ishin infektuar me virusin vdekjeprurës, shkruan lapsi.al. Këto pasaporta në parim do u jepeshin njerëzve që janë shëruar nga koronavirusi, duke supozuar se janë imunë tashmë ndaj virusit dhe dalin pozitivë në testin për antitrupa.