Nëse celuliti është problem për ju, këto janë ushqimet që do t’ju ndihmojnë ta luftoni

0
Gjigandi

Nëse celuliti është një problem për ju, na i merr mendja që çfarë s’keni përdorur për ta luftuar. Megjithatë duhet të dini se kremrat dhe trajtimet nuk mjaftojnë për të luftuar atë. Nëse dëshironi ta mbani nën kontroll celulitin, është shumë e rëndësishme të keni kujdes me ushqimet që konsumoni. Më poshtë po listojmë 8 prej ushqimeve që mund t’i konsumoni lirisht, pasi jo vetëm që nuk e përkeqësojnë pamjen e celulitit, por e luftojnë atë.

Salmoni

Salmoni nxit qarkullimin e gjakut në trup dhe është i pasur me antioksidantë, të cilët luftojnë yndyrën e celulitit.

Farat e lulediellit

Ato janë një burim i mirë i vitaminës E, zinkut, kaliumit, si dhe vitaminës B6 që ndihmon në luftën ndaj celulitit.

RonaTyra

Specat djegëse

Edhe specat djegëse përmbajnë vitaminë B6, e cila ju ndihmon shumë në luftën ndaj celulitit. Specat djegëse e rrisin metabolizmin me 25% për tri orë pasi i konsumoni. Kjo e bën trupin të djegë kalori, gjë që çon në shkrirjen e yndyrës.

Manaferrat dhe boronicat

Ato rrisin prodhimin e kolagjenit dhe kjo përmirëson pamjen e lëkurës tuaj. Po ashtu, ato përmbajnë antioksidantë që shkrijnë yndyrën e grumbulluar poshtë lëkurës.

Uthulla e mollës

Këshillohet të përdoret në sallatë, pasi përman kalium, magnez dhe kalcium, që largojnë toksinat dhe ujin e tepërt nga barku dhe kofshët. Largimi i toksinave gjithashtu ndihmon në largimin e hormoneve të stresit dhe balancimin e estrogjenit, që sjell reduktimin e celulitit.

Çaji jeshil

Përbërësi aktiv që ndodhet në çajin jeshil, Epigallocatechin gallate, apo EGCG rrit metabolizmin, çka sjell djegien e yndyrës. Kjo ndikon në parandalimin e përhapjes së celulitit. Shmangni kafen, pasi sasia e madhe e kafeinës që ajo përman ju dehidraton dhe nxit trupin të mbajë lëngjet dhe toksinat që përhapen në trup.

Vaji i ullirit

Yndyrës së vajit të ullirit nuk duhet t’i trembeni. Gatuajeni vajin e ullirit në temperatura të ulëta dhe konsumojeni me perime të pasura në fibra. Ai është i shëndetshëm dhe ndihmon në reduktimin e celulitit.

Çokollata e zezë

Lajmi i mirë është se nuk keni pse hiqni dorë nga çokollatat, të paktën jo nga e zeza. Kakaoja natyrale është e pasur në antioksidantë, kështu që nuk do t’ju duhet të shqetësoheni për celulitin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu