Mjeket britanikë identifikojnë ilaçin që shpëton jetën nga Covid, dhe është në çdo farmaci!

0
Gjigandi

Një ilaç i lirë dhe gjerësisht i disponueshëm në treg, i quajtur deksametazon është identifikuar nga mjekët britanikë si “shpëtimi” kundër Covid 19. Ai sipas tyre, mund të ndihmojë sidomos të sëmurët rëndë prej koronavirusit.

Ekspertët kanë dalë në përfundimin se trajtimi me këtë steroid e ul rrezikun e vdekjes me një të tretën për pacientët e vendosur në respiratorë. Për ata në oksigjen, e ul rrezikun me një të pestën.

Kërkuesit vlerësojnë se nëse ilaçi do të ishte identifikuar më parë për këto veti të tij në Britaninë e Madhe që nga fillimi i pandemisë, më shumë se 5 mijë jetë njerëzish do të ishin shpëtuar. Për shkak se ai është i lirë, pretendohet se do të sjellë përfitimee për të gjithë, por sidomos për vendet e varfra që përballen me numra të lartë pacientësh me Covid 19.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu