Kjo pudër e famshme për fëmijë shkakton kancer, në Amerikë nuk do të shitet më

0
Gjigandi

Marka e famshme e pudrës për fëmijë “Johnson dhe Johnson” ka njoftuar se do të ndërpres shitjet në SHBA, pasi ato kanë pësuar rënie me 60% të fitimit në tre vitet e fundit, sidomos pasi 20 mijë njerëz ngritën padi kundër firmës duke pretendua rse produkti i tyre u kishte shkaktuar tumore.

Kathleen Widner, kryetare e njësisë së konsumatorit të kësaj kompanie në Amerikën e Veriut tha se vendimi për të ndërprerë shitjen e produktit ishte një vendim “tregtar” me kompaninë që rivlerësoi produktet e saj në vazhdën e koronavirusit. Kompania tha në një deklaratë për CNBC se ajo ‘mbetet e sigurt në garancinë që kjo pudër me bazë talku i ofron bebeve’.

A shkakton pluhuri i talkut kancer? Nuk ka asnjë provë të vështirë dhe të shpejtë për të vërtetuar këtë gjë, por Shoqata Amerikane e Kancerit ka thënë që ka pasur studime të rasteve të cilat tregojnë se ekziston një lidhje në mes. Më parë u tha se talku mund të shkaktojë kancer të vezoreve nëse grimcat udhëtojnë nëpër vaginë, mitër dhe tubat fallopiane në vezore, por gjetjet nga studimet nuk janë shumë bindëse. “Shumë studime te gratë kanë parë lidhjen e mundshme midis pluhurit të talkut dhe kancerit të vezores. Gjetjet kanë qenë të përziera, me disa studime që raportojnë një rrezik paksa të rritur mes pluhurit dhe kancerit”, tha Shoqata Amerikane e Kancerit në 2017-ën.

Komentet erdhën pasi një grua amerikane, Eva Echeverria, fitoi një padi kundër Johnson dhe Johnson në po të njëjtin vit, duke pretenduar se ajo pësoi kancer të vezores pas shumë viteve përdorimi të pudrës së kësaj firme.

Sidoqoftë, edhe nëse ekziston rreziku, ka të ngjarë të jetë mjaft i vogël. Nga çfarë është i përbërë pluhuri i talkut? Pluhuri i talkut ka bazë talku, një mineral i cili përbëhet kryesisht nga magnezi, silikoni dhe oksigjeni. Pluhuri thith lagështinë dhe ndihmon në ndërprerjen e fërkimeve. Në formën e tij natyrore, disa talqe përmbajnë asbest, i cili dihet se shkakton kancere në dhe rreth mushkërive kur thithet. Sidoqoftë, asnjë prodhim i talqeve shtëpiake nuk përmban asbest dhe të gjitha produktet e pluhurit të talkut në SH.B.A. kanë qenë të lirë prej tij që nga vitet 1970.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu