Kjo është mënyra e duhur për zbardhimin e dhëmbëve tuaj në shtëpi, sipas ekspertëve

0
Gjigandi

Për disa persona, gjëja e parë që do bëjnë kur të kthehen përsëri në normalitet është  një takim me dentistin.

Nuk interesohen për manikyrin dhe prerjet e flokëve. Kur bëhet fjalë për pamjen, disa persona mendojnë se dhëmbët janë ata që bëjnë diferencën.

Para se të vendosni për këtë, është me të vërtetë e rëndësishme të kuptoni rreziqet që vijnë së bashku me zbardhjen e dhëmbëve. Ekspertët këshillojnë që zbardhja e dhëmbëve duhet të bëhet gjithnjë në një ambient klinik ose zbardhja në shtëpi të bëhet pas një konsultimi të plotë me dentistin. “Në përgjithësi, nëse procesi nuk kryhet nga një dentist, ai mund të ketë rezultate të kufizuara ose të jetë plotësisht i paefektshëm,” thotë Mark Hughes, një dentist kozmetik.

Ai tregon gjërat që duhet t’i bëni nëse keni vendosur ta provoni procesin në shtëpi:

Bëjeni: Mendoni për ushqimin

RonaTyra

Këshilla kryesore për mbajtjen e dhëmbëve tuaj të bardhë gjatë këtyre kohëve nga dentistët janë thjesht të keni në që ju hani. “Këshilla ime kryesore është të shmangni, sa më shumë të jetë e mundur, çdo ushqim dhe pije që mund të njollos dhëmbët,” thotë Krystyna Wilczynski, dentiste kozmetike. Po, kjo përfshin kafe, verë të kuqe, lëngje frutash, manaferra dhe kërri.

Bëjeni: Pastroni mirë

Në thelb, tani për tani, mënyra më e mirë dhe më efektive për t’i mbajtur dhëmbët të bardhë është thjesht të mbani higjenën. “Këshillat e mia gjatë karantinës janë t’i mbani dhëmbët tuaj të pastër duke i larë dy herë në ditë. Kjo ndihmon në uljen e njollave dhe mban mishrat e dhëmbëve të shëndetshëm, “thotë Hughes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu