Çfarë të bëni kundër celulitit, trajtimi natyral që ju vjen në ndihmë

0
Gjigandi

Celuliti është një problem që prek thuajse të gjithë njerëzit. Nuk ka më rëndësi gjinia apo mosha, celuliti ka filluar të shfaqet tek kushdo dhe puna për ta larguar është e madhe. Ekspertët thonë se 80-90% e grave vuajnë nga celuliti në një pjesë të trupit të tyre.

Ajo që e shkakton këtë gjendje të lëkurës është jetesa e përditëshme, ushqimi, mosha, gjenetika, rrobat e ngushta e ndonjëherë edhe ndryshimet hormonale në trup. Megjithëse mund të duket i padëmshëm dhe të trajtohet vetëm si një problem estetik, dhjami i mbledhur në pjesën afër sipërfaqes së lëkurës shkakton probleme me qarkullimin e gjakut, ndalon prodhimin e kolagjenit dhe qarkullimin e lëngjeve në trup.

Për ta evituar gjithë çfarë shpjeguam më sipër e mbi të gjitha lëkurën e mbledhur në këmbë, krahë apo bark si fillim duhet të praktikoni një jetesë të shëndetëshme. Mundohuni të hidratoheni sa më shumë, të konsumoni shumë ujë, perime, fruta dhe të ushtroheni nga pak çdo ditë ose disa herë në javë. Krahas këtyre mënyrave celulitin mund ta largoni edhe me një trajtim natyral që të gjithë e keni në shtëpi. Këshillohet ta përgatisni sipas shpjegimeve mëposhtë dhe ta aplikoni mbi lëkurë disa herë në javë.

Çfarë ju duhet:
2 filxhanë llum kafeje
Gjysmë filxhani vaj ulliri ose kokosi
1 filxhan sheqer kaf
Vajra esencialë kanelle apo vanilje sipas dëshirës

Si ta përgatisni
Për të përgatitur trajtimin tuaj merrni një enë të  thellë dhe përzieni të gjithë përbërësit bashkë, derisa të formohet një masë homogjene. Pasi të keni mbaruar dushin, merrni në duar pak nga kjo masë dhe fërkoni pjesën e mbulur nga celuliti. Bëjeni këtë në mënyrë të vazhdueshme me lëkizje rrethore derisa të shikoni që lëkura po skuqet. Në këtë mënyrë gjaku po qarkullon lirisht në trup dhe celuliti po shkrihet.

RonaTyra

Kafja do të ndihmojë në qarkullimin e mirë të gjakut, sheqeri pastron thellësisht lëkurën e ndërsa vajrat sigurojnë hidratim dhe butësi që zgjat. Bëni kujdes që të mos e dëmtoni lëkurën gjatë këtij procesi duke e fërkuar më shumë se duhet. Bëjeni këtë proces të paktën dy herë në javë ose sa herë sa laheni në zonat problematike për ju. Masën e krijuar për këtë trajtim mund ta ruani të mbyllur deri në një vit në frigorifer. Kështu me disa lëvizje dhe përbërs të thjeshtë do të mund të largoni një problem që siç përmendëm prek shumë njerëz e veçanërisht gra.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu