Përse shqiptarët po e teprojnë me vitaminat? Rreziqet për organizmin

0
Gjigandi

Nevojat për vitamina dhe minerale varen pikërisht nga fazat e ndryshme të jetës. Përballja me sëmundje të ndryshme që organizmi mund të zhvillojë është sigurisht shumë e vështirë dhe e mundimshme. Ajo çfarë është e rëndësishme, është kujdesi që secili duhet t’i kushtojë mirëqenies dhe shëndetit të tij. Sipas ekspertëve përtej kurimit të saktë, parandalimi i sëmundjeve me anë të jetës së shëndetshme është elementi kyç për një jetë të gjatë.

Megjithëse mund të duket sikur ndikimi i tyre në organizëm nuk është i menjëhershëm, vitaminat janë thelbësore për shëndetin. Por sipas të dhënave të plakja e popullsisë dhe rritja e interesit për parandalimin e rreziqeve ndaj shëndetit, kanë nxitur shitjet e vitaminave edhe në Shqipëri. Si tendencë në të gjithë botën, njerëzit gjithnjë e më shumë po kuptojnë vlerën e të qenit i shëndetshëm, ndaj dhe vitaminat janë kthyer në pikën më thelbësore. Rritja e imunitetit është një nga qëllimet kryesore të njerëzve që marrin multivitamina dhe suplemente, thekson mjekja Denisa Nika, nëndrejtoreshë e QSUT për Monitor. Në nivel global, tregu vlerësohet në 82 miliardë dollarë, me afërsisht 28% të saj në SHBA.

Çfarë ndodh kur e teproni me Vitaminat?
Nëse merrni më shumë vitaminë C apo zink nga se ju kërkon trupi juaj, do të reagoj duke shkaktuar dhimbje stomaku, diarre dhe të përziera. Teprimi me selenium, shkakton rënien e flokëve, lodhje dhe dëmtim të nervave. Gjithashtu nivele toksike të vitaminës A dhe D shkakton probleme me gjumin, përqendrimin por edhe me mpirje të gjymtyrëve. Nëse e teproni me mineralet si hekuri, kalciumi apo kaliumi do të rrisni rrezikun e problemeve me veshkat.

Përse vitaminat dhe mineralet po konsumohen kaq shumë?
Një nga arsyet kryesore është pikërisht ndërgjegjësimi i popullsisë. Ndërgjegjësimi, sigurisht që është diçka pozitive, pasi informon në mënyrën e duhur popullsinë për rëndësinë e vitaminave. Një tjetër faktor është plakja e popullsisë. Duke qenë se trupi i njeriut me kalimin e moshës ka nevojë për më shumë vlera ushqimore se zakonisht, ndaj dhe vitaminat janë të parat që blihen.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu