A i keni provuar disa nga këto ushqime? Nëse jo, shkoni shpejt te fqinjët, urojani njëri-tjetrit Bajramin dhe kënaquni me këto shije të mrekullueshme.
Kurban-Bajrami është festa më e madhe islame. Për këtë festë femrat përgatisin sofër të pasur për miqtë.
Në drekë janë të ftuar të gjithë – familjarët dhe të afërmit e largët, miqtë dhe të njohurit, kështu që askush nuk kthehet i uritur në shtëpi.
Të gjithë anëtarët e familjes tubohen për Bajram te prindërit për drekën e Bajramit. Në këtë mënyrë forcohen lidhjet, ruhen familja dhe miqtë.
Sipas traditës, për drekë Bajrami përgatiten disa ushqime të ndryshme, ndërkaq ne po jua prezantojnë ato më të shpeshtat:
1. Çorba e Begut
Kjo përzierje e perimeve dhe mishit, është çorba më e njohur e cila përgatitet në ditët e Bajramit. Zakonisht përgatitet me mish viçi apo mish pule.
2. Vegësh tradicional
Përbërësit kryesor të kësaj gjelle janë lakra e zier, speci dhe mishi i viçit.
3. Qebap haxhiu
Qebapët e haxhiut janë edhe një përzierje e mishit të viçit me perime. Për këtë ushqim është specifike sepse bëhet i mbështjellë në letër.
4. Musaka
Ushqim i njohur kaherë me mish të bluar. Musaka mund të gatuhet në mënyra të ndryshme, mirëpo më e njohura është me patate dhe kungullesha.
5. Sarma
Është edhe një ushqim i njohur mirë i cili gatuhet nga lakra e freskët apo lakra turshi, mishi i bluar dhe orizi.
6. Dollma apo japrak
Japrakët janë të ngjashëm me sarmatë, pos që në vend të lakrës së bardhë gatuhet me lulelakër.
7. Pite të ndryshme
Nuk mund të quhet Bajram nëse në sofër nuk ka ndonjë ndër pitet siç janë p.sh. pitja me djathë dhe lakrori. Pos ushqimeve të njelmëta, sofra e Bajramit është e pasur edhe me ushqime të ëmbla – ëmbëlsira.
Këto janë ëmbëlsirat më të njohura:
Bakllava
Është pite e ëmbël, përbërësit kryesorë janë petët – të gatuara në shtëpi apo të blera në dyqan dhe arrat, si dhe, sipas dëshirës, rrush i thatë, bademe, shqind (lat.: Pistacia lentiscus)… Nuk mund të quhet Bajram nëse nuk është në sofër bakllavaja.
2. Tufahija
Tufahija është ushqim i ëmbël nga mollët e ziera të mbështjella me krem i cili bëhet nga arrat dhe bademet, ajka, sheqeri dhe kremi.
3. Hallva
Është ushqim i ëmbël nga mielli i grurit, yndyra dhe mjalti apo nga susami, mielli, mjalti dhe sheqeri. Ekzistojnë lloje të ndryshme: qeten-hallva, tahan-hallva, kos-hallva.
4. Tullumbat
Janë ëmbëlsirë që bëhet nga vezët, uji, vaji, sheqeri dhe mielli. Gatuhen me shabllon të veçantë i cili u jep formë ylli.
5. Ëmbëlsirë në formë hurme
Edhe një ëmbëlsirë e thjeshtë, por shumë e shijshme nga vezët, mielli, margarina, vaji dhe uji.
6. Kadaif
Gatuhet nga petët e prera në mënyrë të veçantë, sheqeri dhe uji dhe shtojcave sipas dëshirës, p.sh. arra apo shqind.
7. Trileqe
Kjo ëmbëlsirë është e njohur për shkak që korja lyhet me tri lloje qumështi (prandaj edhe quhet trileqe). Në majë luhet me karamele. Kjo ëmbëlsirë është bërë shumë e popullarizuar gjatë tre vjetëve të fundit.