Ushqimi të cilin e shikojmë kur e hapim frigoriferin dhe i cili është më pranë, është ushqimi i parë të cilin do ta hamë. Prandaj, në raftet e para vendosini pemët dhe perimet e shëndetshme, ndërsa ushqimet kalorike dhe ato jo të shëndetshme vendosni në raftet më të thella.
Tri herë janë gjasat më të mëdha që njerëzit ta konsumojnë ushqimin e parë që e shohin në frigorifer- ka treguar një studim i realizuar në Universitetin Cornell në New York.
“Vendi ku është i vendosur ushqimi ka ndikim të madh te njeriu, sepse njerëzit janë të prirë që të zgjedhin ushqimin e parë që e shikojnë”.
“Nëse e vendosni ushqimin e shëndetshëm para atij të pashëndetshëm, gjasat janë të mëdha që ta merrni atë i cili është i shëndetshëm”, ka thënë njëri nga autorët e studimit.
Ruajtja e ushqimit në frigorifer është e rëndësishme për shëndetin tonë, në qoftë se dëshirojmë që t’i konsumojmë përsëri ato ushqime.
Temperatura e ulët ndihmon në mbajtje të freskëta të ushqimeve dhe zvogëlon mundësinë e rritjes së mikroorganizmave të dëmshëm, transmeton.
Temperatura e duhur për një frigorifer është 5 gradë Celsius, por duhet te ditur se temperatura nuk është konstante në të gjithë frigoriferët.