“Uzuni është lojtari më i fortë në Kroaci”

0
Gjigandi

Sulmuesi shqiptar i Lokomotivës së Zagrebit, Myrto Uzuni, pohon në emisionin “Fair Play” të gazetares Enkeleida Zeko në Syri TV se ka oferta nga klube të mëdha evropiane, por pa përmendur emra.

“Kontrata ime skadon në vitin 2023, por për mua interesohen 5-6 klube nga më të fortat e Europës. Ka dhe klube të Serie A. Mendoj që klubet të mos t’i bëj publike deri sa të konkretizohet. Synimi im është të shkoj sa më lart, pasi ambicia nuk më mungon”, tha sulmuesi i Kombëtares shqiptare.

Ndërkaq, në lidhje “skype” në “Fair Play” është menaxheri Dritan Dervishi, i cili përfshihet në diskutimin për të ardhmen e 25-vjeçarit.

“Uzuni mund të luajë me çdo ekip, pasi është një futbollist mjaft cilësor. Madje mund të them se ai është lojtari më i fortë në Kroaci”, deklaroi ish-drejtori i Partizanit dhe i Kukësit, Dritan Dervishi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu