Studimi/ Pacientët me Covid-19 që futen në ventilator, vetëm 34% shanse për të jetuar

0
Gjigandi

Një studim i bërë ka treguar se pacientët më koronavirus që futen në ventilator kanë vetëm 34% shanse për jetuar dhe mposhtur sëmundjen.

Ky studim i jep edhe më shumë zë, fjalëve të doktorëve të cilët thonin që sëmundja është shumë tinëzare dhe me shumë të panjohura.

Shifrat vijnë nga Qendra Kombëtare e Auditimit dhe Kërkimit e Kujdesit Intensiv (ICNARC) në Britaninë e Madhe dhe bazohen në një kampion ku janë testuar 6.720 pacientë me koronavirus.

Rreth 2 të treta e pacientëve që ishin me ventilator(frymarrje të drejtuar) e humbën luftën me Covid-19. Të dhënat treguan se 1,744 (65.4 përqind) vdiqën pasi ishin në kujdes intesiv, ndërsa rreth 923 (34.6 përqind) arritën të shërohen.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu