Shkencëtarët: Mbajini maskat! Të folurit përhap më shumë se 1000 grimca coronavirusi në minutë

0
Gjigandi

Shkencëtarët, së fundi, paralajmërojnë se mijëra spërkla që nxjerrim nga goja gjatë një bisede normale mund të jenë një mënyrë potenciale që coronavirusi i ri përhapet nga një person në tjetrin, veçanërisht në mjediset e mbyllura

Sipas një raporti të publikuar të mërkurën në Akademinë Kombëtare të Shkencave të SHBA-ve (PNAS), bazuar edhe në hulumtimet e mëparshme të niveleve të virusit, spërklat e pështymës, pasi dalin nga goja gjatë një bisede me zë të lartë, vetëm në një minutë mund të gjenerojnë më shumë se 1.000 grimca që përmbajnë viruse.

Këto grimca mbeten në ajër për të paktën tetë minuta, ndërsa në një hapësirë të mbyllur edhe më shumë.

Pjesë të eksperimentit, shkencëtarët kishin një njeri që përsëriste me zë të lartë shprehjen “Qëndro i shëndetshëm” për 25 sekonda brenda një kutie të mbyllur.

Një laser i projektuar regjistroi të gjitha pikat e ndriçuara në kuti, të cilat, siç u vu re, qëndruan në ajër mesatarisht prej 12 minuta.

RonaTyra

“Ky vizualizim i drejtpërdrejtë tregon se si të folurit normal gjeneron grimca në ajër, të cilat mund të qëndrojnë të pezulluara për dhjetëra minuta ose më gjatë dhe janë jashtëzakonisht të afta për të transmetuar sëmundje në hapësira të mbyllura”, – përfunduan studiuesit.

I njëjti ekip vërejti se të folurit me zë të ulët gjeneron më pak grimcaMJaska  Ky rezultat është botuar edhe në “New England Journal of Medicine”.

Nëse niveli i infektimit të COVID-19 përmes bisedave mund të konfirmohet, mund të nxitë shkencërisht rekomandimet në shumë vende të botës për përdorim të maskës, në mënyrë që të ndihmojë në mospërhapjen e shpejtë të virusit. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu