Flet udhëheqësi i tifozëve të Bayernit në Kosovë, Petrit Sadriu: Rikthimi i Bundesligës, moment i veçantë për tifozët e futbollit

0
Gjigandi

Pandemia botërore ka pezulluar që një kohë të gjatë aktivitetin futbollistik pothuajse në gjithë botën.

Disa shtete janë duke tentuar që t’i rifillojnë garat në ligat e tyre të futbollit, e disa të tjera vetëm se do ta bëjnë këtë gjë sot.

Bundesliga është liga e parë në mesin e top 5 më të mirave që sot do ta rifilloj sezonin e saj.

Në lidhje me këtë gjë, është prononcuar udhëheqësi i “Fan Club Bavarezët” në Kosovë, Petrit Sadriu.

Sadriu u shpreh shumë i lumtur me rifillimin e kampionatit, madje tha se është një ditë e veçantë për të gjithë tifozët e futbollit.

RonaTyra

“Sot është padyshim një ditë e veçantë për të gjithë tifozë e futbollit, por jo vetëm të Bundesligës, por edhe shumë tifozëve tjerë anë e mbanë botës. Personalisht mja me ka munguar shumë futbolli dhe jam shumë i sigurtë që nuk jam i vetëm këtu, pasi që me shumë miq që kam biseduar gjatë këtyre ditëve të pandemisë, të gjithë bisedonim për atë se sa është duke na munguar futbolli dhe sporti në përgjthësi, e posaqërisht debatet e nxehta rreth kësaj teme. Bundesliga sot starton edhe atë falë menaxhimit shembullor të situatës nga ana e qeverisë gjermane, e cila për dallim nga shumë vende të Evropës qendrore, ka pasur shumë më pak raste fatale nga koronavirusi si për shembull Italia, Anglia apo Spanja. Të gjithë po i gëzohemi sot faktit që po starton Bundesliga, por ky gëzim ndosha zbehet pak për shkak të mungesës së tifozëve në stadiume. Futbolli natyrisht jeton nga shikuesit, por jo vetëm. Më herët gjatë një emisioni në Sky-in gjerman, debatonin edhe komentatorët e Bundesligës, ku edhe ata thonin se për ta do të jetë një situatë, të cilën akoma nuk e njohin dhe se edhe komentimi do të jetë më ndryshe sesa që ka qenë deri sot. Por edhe të këta komentatorë, ashtu siç tek të gjithë ata që e duan futbollin duket qartë gëzimi për rikthimin e futbollit, respektivisht Bundesligës. Bayern Munchen para mbylljes së kampionatit në muajin mars ishte në krye të tabelës me 4 pikë avanatazh ndaj Borussia Dortmund dhe 5 ndaj RB Leipzig. Rifillimi pa dyshim që do të jetë i vështirë për të gjitha skudrat përfshirë këtu edhe Bayernin. Ndeshjet e para do të ngjasojnë me miqësoret që zhvillohen pas pushimeve verore, ku skuadrat tentojnë ta marrin vetën. Por, unë besoj në fuqinë organizative që ka Bayerni, poashtu besoj që do të arrijnë ta ruajnë vendin e parë deri në fund të sezonit” tha fillimisht Sadriu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu