Lojërat janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e fëmijëve. Ato kontribuojnë në zhvillimin e mirëqenies fizike, sociale dhe emocionale të fëmijëve dhe të rinjve. Lojërat janë shumë të rëndësishme, sidomos kur zhvillohen mes fëmijëve dhe njerëzve më të dashur për ta, siç janë prindërit.
Benefitet e lojës prind-fëmijë janë të shumta:
Së pari, loja prind-fëmijë ndihmon fëmijën në rritjen e aftësive akademike, motore dhe emocionale, siç janë vetënjohja, vetëmenaxhimi dhe empatia.
Së dyti, ndihmon fëmijën në krijimin e besimit te tjetri dhe gjithashtu e ndihmon të ndihet i sigurt.
Së treti, ndihmon edhe prindërit, pasi gjatë lojës me fëmijën çlirohet oksitocina që është hormoni i dashurisë.
Si mund të zhvillohet një lojë cilësore me fëmijët dhe çfarë lojërash mund të zhvilloni? E shpjegon Logopede Aurora Lushej në këtë video për Revistën Class.