Vitamina B12 luan një rol shumë kompleks në organizëm.
Përveç rolit të saj për energjinë, kjo vitaminë është e dobishme për shumë prej funksioneve nervore. Në këtë artikull do të mësoni më shumë për arsyet se përse kjo vitaminë është e pazëvendësueshme për shëndetin e trurit.
Roli Primar i Vitaminës B12
Funskioni kryesor i kësaj vitamine është të nxisë prodhimin e rruazave të kuqe të nervave, të sintetizojë mielinën e cila është proteina që vesh nervat, të ruajë ekuilibrat e amino acideve dhe të detoksifikojë hormonet. Të gjitha këto funksione janë thelbësore për mirëmbajtjen e trurit dhe kujtesën.
Përthithja E Vitaminës B12
Përthithja në organizëm e vitaminës B12 varet nga një sërë faktorësh ku përfshihet ushqyerja, tretja dhe vitaminat e tjera të pranishme në trup. Në sistemin tretës, vitamina B12 ka nevojë për një proteinë mbartëse me të cilën të lidhet dhe më pas të rrugëtojë në të gjithë organizmin. Me kalimin e moshës funksionet e organeve humbasin efikasitetin e tyre, gjë që ka ndikim të drejtpërdrejtë në stomak. Nëse stomaku nuk sekreton mjaftueshëm acide tretëse, përthithja e vitaminës B12 do të jetë e vështirë. Ky proces vështirësohet edhe nga inflamacioni i zorrëve, çrregullimet imunitare, anemia dhe përdorimi i disa barnave.
Plakja E Trurit
Të dhënat tregojnë se nivelet e ulëta të vitaminës B12 përshpejtojnë çrregullimet mendore siç janë dëmtimet e nervave dhe dobësimin e komunikimit mes tyre.
Prodhimi i Transmetuesve Nervorë
Nëse organizmi nuk përmban sasitë e duhura të kësaj vitamine, atëherë transmetuesit nervorë do të jenë më të pakët. Vitamina B12 sintetizon transmetuesit nervorë siç është dopamina dhe serotonina. Kësisoj, paqëndrueshmëria emocionale dhe prishja e cilësisë e gjumit janë të paevitueshme.
Më Pak Gjak Në Tru
Mungesa e vitaminës B12 shënjestron edhe shëndetin vaskular. Në pamjaftueshmëri të vitaminës B12, enët e gjakut ngushtohen dhe bëhen më të ngurta duke i çelur rrugën aterosklerozës. Të gjitha këto pakësojnë qarkullimin e gjakut në tru dhe rrisin gjasat e goditjes nga ishemia.
Sasia E Nevojshme E Vitaminës B12
Suplementët e vitaminës B12 ofrojnë mbështetje premtuese për shëndetin e trurit. Por sipas të dhënave të AgroWeb.org, vitaminën B12 mund ta merrni edhe nëpërmjet ushqyerjes së shëndetshme. Nëse jeni duhanpirës, jeni më të rrezikuar nga humbja e kujtesës dhe funskionet e dobësuara të trurit.
Ekspertët rekomandojnë që të shmangni regjime ushqimore të pasura me mish, të cilat vështirësojnë përthithjen e vitaminës.
Ushqimet me Vitaminë B12
Sardelet
Salmoni i egër
Drithërat e plota
Qumështi
Kosi
Djathi i bardhë
Vezët
Ekspertët rekomandojnë që të shmangni regjime ushqimore të pasura me mish, të cilat vështirësojnë përthithjen e vitaminës.