Lidhja e fortë mes diabetit dhe shëndetit të zemrës, çfarë duhet të keni kujdes

0
20
blank
Gjigandi

Njerëzit që janë diagnostikuar me nivel të lartë të sheqerit në gjak ose diabet të tipit dy, duhet të tregohen jashtëzakonisht të kujdesshëm me shëndetin e zemrës. Sipas studimeve të fundit, diabetikët janë ndjeshëm më të rrezikuar nga një atak në zemër.

Meshkujt e prekur nga diabeti janë dy herë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës se ata që nuk janë me diabet. Nga ana tjetër, gratë e prekura nga diabeti janë tre ose katër herë më të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës. Ekspertët e kanë pranuar tashmë lidhjen e fortë që ekziston mes diabetit dhe shëndetit të zemrës.

Lidhja E Ngushtë Mes Shëndetit Të Zemrës Dhe Diabetit
Studimet e fundit kanë arritur të identifikojnë një lidhje biologjike që aktivizohet kur nivelet e sheqerit në gjak janë më të larta se zakonisht. Një gjë e tillë shkakton rrahje të çrregullta të zemrës. Ky problem njihet si aritmi kardiake e cila më pas çon drejt kolapsit të zemrës. Studimi thotë se identifikimi i kësaj lidhjeje shërben për krijimin e kurave të reja për sëmundjet e zemrës të nxitura nga diabeti.

Kujdes Me Kolesterolin Dhe Tensionin
Ekspertët thonë se diabetikët duhet të tregohen të kujdesshëm jo vetëm me tensionin e gjakut por edhe me kolesterolin. Këto dy probleme shënjojnë të ashtuquajturën sindroma metabolike e cila përmban një sërë veçorish të lidhura ngushtë me diabetin e tipit 2. Sipas të dhënave, tensioni i lartë është një simptomë ndaj të cilës diabetikët duhet të tregojnë kujdes.

Megjithatë, të gjitha problemet e lartpërmendura janë kontribues të fortë në rrezikun e një ataku në zemër. Zbulimi i kësaj lidhje të ngushtë duhet të shërbejë si një alarm për diabetikët. Këta të fundit duhet të kujdesen për shëndetin e zemrës së tyre, nëpërmjet një regjimi të shëndetshëm ushqimor. Por nuk duhen lënë pas dore aktiviteti fizik dhe medikamentet e duhura sipas këshillës së mjekut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu