Hipoglicemia është një nga sëmundjet që prek nivelin e sheqerit në gjak, duke e ulur atë poshtë normave të nevojshme për mirëfunksionimin e organizmit. Shkaqet për zhvillimin e kësaj sëmundje janë të shumta, duke filluar që nga diabeti.
Personat që kurohen nga diabeti për të ulur nivelin e lartë të sheqerit në gjak duhet të bëjnë shumë kujdes, pasi trajtimet e forta mund të ulin shumë nivelet e sheqerit në trupin tuaj.
Simptomat e Hipoglicemisë
Uria e tepërt
Dridhje të trupit pa shkak
Djersitje
Ankth
Rrahje të çrregullta zemre
Irritim
Pagjumësi
Nëse ndjeni se po i përjetoni disa nga këto simptoma apo shumicën e tyre me shumë mundësi vuani nga hipoglicemia. Kjo do të thotë që nivelet e sheqerit në gjakun tuaj janë më të ulëta se 70mg/dl.
Çfarë duhet të keni parasysh
Insulina njihet si motori që ndihmon trupin të djegë sheqerin dhe t’i dhurojë energji turpit. Mbipopullimi i saj mund të shkaktojë probleme në organizëm. Këshillohet që të konsumoni një dietë të pasur me fruta, perime karbohidrate dhe proteina.
Në rastin e përsëritjes së këtyre simptomave këshillohuni me një mjek specialist.