Sëmundja e COVID-19 ka prekur njerëzit tashmë që gjashtë muaj – së pari Kinën e më vonë edhe vendet e tjera, derisa filloi të pushtojë gjithë globin. Përvoja ka qenë e zymtë për specien tonë. Deri më sot, më shumë se gjashtë milionë njerëz janë infektuar dhe rreth 400 mijë janë raportuar të vdekur, një numër që në mënyrë të pashmangshme do të vazhdojë të rritet për vitet në vazhdim.
Bota jonë është transformuar gjatë procesit. Bllokimet janë imponuar, kufijtë janë mbyllur, shtëpitë e kujdesit janë shkatërruar nga sëmundja dhe ekonomitë kombëtare janë vendosur drejt një shkalle dëmtuese.
Megjithatë, ne kemi arritur vetëm gjysmën e rrugës së progresit të sëmundjes, drejt përvjetorit të saj të parë, periudha që ngriti një mori shqetësimesh dhe pyetjesh në lidhje me aftësinë tonë për të “lundruar” gjatë kësaj pandemie. Mirëpo çfarë kemi mësuar saktësisht për COVID-19, gjatë gjashtë muajve të fundit? Sa ju kemi përgjigjur sfidave të kësaj sëmundjeje?
Më e rëndësishmja, cilat janë pyetje që duhet t’i përgjigjemi gjatë gjashtë muajve të ardhshëm? Përgjigjet nga studiuesit dhe mjekët na tregojnë sesi mund të mbijetojmë një nga krizat më të këqija që pushtoi njerëzimin në kohët moderne.
A ishim të gatshëm?
Një përgjigje e theksuar nga shkencëtarët tregon qartë se ne nuk ishim të përgatitur për ardhjen e COVID-19, shkruan The Guardian.
“Kjo sëmundje ka rezultuar shumë më e keqe sesa pandemitë që jemi përgatitur t’i luftojmë një ditë”, tha Martin Hibberd, profesor i sëmundjeve infektive në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër.
Sëmundja ka një normë prej 1 për qind të vdekjeve dhe është shumë më e transmetueshme. Ajo paraqet tipare të pabesueshme për ndonjë sëmundje të re që shfaqet me idenë se mund ta përballojmë atë.
Karakteristikat e tilla paraqesin skenarin më të keq të mundshëm që mund ta kemi pritur ndonjëherë. Për neve ishte një perspektivë shumë e paqartë.
Kjo pikë u theksua gjithashtu nga David Nabarro, profesor i shëndetit global në “Imperial College London”, dhe njëherit një i dërguar nga Organizatë Botërore e Shëndetësisë për COVID-19.
“Kur u ndeshëm për herë të parë me këtë sëmundje, menduam se ishte thjesht një sëmundje e frymëmarrjes që prekë pjesën e sipërme të gjoksit. Tani është e qartë se mund të shkaktojë sëmundje të sinusit; mund të ndikojë te enët e gjakut dhe mund të çojë në zhvillimin e mpiksjes së gjakut. Sëmundja ka qenë gjithashtu e lidhur me lodhje ekstreme, dëmtim të veshkave dhe sulme në zemër – dhe mjaft shpesh ka prekur njerëz relativisht të rinj. Kjo nuk është një sëmundje për tu nënvlerësuar”, ka thënë ai.
As nuk ka të ngjarë të zhduket në të ardhmen e afërt, shtoi Mark Woolhouse, profesor i epidemiologjisë së sëmundjeve infektive në Universitetin e Edinburgh.
“Duke jetuar me COVID-19 për gjashtë muaj tashmë, gjëja më e rëndësishme që kemi mësuar është se ne duhet të mësojmë të jetojmë me të edhe më gjatë. Në thelb gjashtë muajt mund të çojnë në një marrëdhënie të përjetshme.
Në rrethana të tilla, si bllokimi – Woolhouse e përshkroi si atë “një masë paniku”, por të domosdoshëm – nuk është më i qëndrueshëm dhe problemi me të cilin përballemi gjatë muajve të ardhshëm është të gjejmë mënyra për ta “mbajtur sëmundjen në gji”, pa iu referuar vendosjes së kufizimeve të bllokimit dhe dëmin e tyre shoqëror ekonomik dhe emocional. Dhe kjo nuk do të jetë e lehtë – siç është bërë e qartë nga mësimet e tjera të mësuara gjatë gjashtë muajve të fundit, shtoi Woolhouse.
Sëmundje e pleqërisë
“Një tipar kryesor që kemi arritur ta vlerësojmë në lidhje me COVID-19 është se është një sëmundje e pleqërisë”, tha Woolhouse.
“Shansi që një person mbi 75 të vdesë prej tij është në të vërtetë 10,000 herë më i madh sesa për një 15-vjeçar që infektohet. Në realitet është vërtet befasuese”, shtoi Woolhouse.
Problemet në lidhje me ndikimin e sëmundjes tek të rriturit fillojnë kur një person mbush 50 vjeç dhe rezulton më e rrezikshme me kalimin e viteve – ata mbi 75 vjeç – kanë nevojë për mbrojtje nga ky virus sepse pasojat e tij për ta janë jashtëzakonisht serioze, thotë Woolhouse.
“Por a është e drejtë të mbyllni nipërit dhe mbesat për të shpëtuar gjyshërit? Në një kuptim kjo është ajo që ne kemi bërë deri tani”, u shpreh ai.
Një ide do të ishte të vendosni sisteme ekstreme të rrepta të sigurisë rreth shtëpive të kujdesit për të siguruar që coronavirusi të mos futet kurrë aty. Stafi – nga pastruesit e deri tek kujdestarët – do të duhej të testoheshin.
Por siç pranoi Woolhouse, pjesa më e madhe e atyre mbi 75 nuk jetojnë në shtëpi të kujdesit. Ata jetojnë në shtëpitë e tyre.
“Kjo do të thotë se ne do të duhet të shpikim konceptin e biosigurisë shtëpiake për këta njerëz. Kjo është një nga detyrat më urgjente me të cilin përballemi tani”, u shpreh ai.
Test, test, test
Zbatimi i ideve të tilla është bërë i mundur vetëm sepse teknologjia e testimit të virusit është përmirësuar për saktësinë e tij gjatë dy muajve të fundit. Dhe kjo ofron avantazhe dhe mundësi për të kuptuar pyetjet e tjera në lidhje me COVID-19, thotë Anne Johnson, profesoreshë e epidemiologjisë në “University College London”.
“Deri tani ne jemi mbështetur në modele matematikore për t’u përpjekur të kuptojmë se si po sillet virusi dhe si përhapet në bashkësi. Sidoqoftë, modelet matematikore janë po aq të mira sa të dhënat që i mbështesin ato”, u shpreh Johnson.
Me zhvillimin e testeve të reja të virusit dhe antitrupave, sigurisht që të paraqesin pasqyrën e të dhënave të përhapjes dhe ndikimit të COVID-19 në Britani.
“Ne duhet t’i referohemi informacioneve në mënyrë që të kuptojmë vërtet këtë epidemi. Ne duhet të jemi mjekë në vete në përpjekjet tona për të identifikuar zinxhirët e transmetimit”, rrëfen ajo.
Një problem i madh në përpjekje për të gjurmuar COVID-19 është shfaqur pasi infeksionet shpesh përhapen nga njerëzit pa simptoma, shtoi Johnson.
“Në fillim ne nuk e kuptuam që njerëzit mund të transmetonin atë pa dijeninë e tyre. Ky ka qenë një mësim kyç i muajve të fundit”, thotë ajo.
Mbledhja e të dhënave të detajuara epidemiologjike tani duhet të jetë përparësi për muajt e ardhshëm, u shpreh ekspertja.
“Cila është mosha, gjinia, përkatësia etnike e njerëzve që rezultojnë pozitivë? Dhe a është ai person i infektuar një punonjës i kujdesit shëndetësor, apo janë të afërm të një personi, Sapo t’i krijoni këto fakte shpejt, atëherë do të bëni një ndryshim të madh në mposhtjen e sëmundjes”, thotë ndër tjerash Johnson .
Imuniteti
Ekziston edhe çështja e imunitetit që thuhet se është fituar nga ata që tashmë janë të infektuar nga virusi.
“Studimet sugjerojnë se antitrupat që janë zhvilluar në gjakun e pacientëve pasi u infektuan, mund të sigurojnë mbrojtje kundër infeksioneve të ardhshme nga COVID-19”, tha Hibberd.
“Vlerësimet e arsyeshme sugjerojnë se mbrojtja mund të zgjasë për periudha nga gjashtë muaj deri në dy vjet. Sidoqoftë, ne duhet të zbulojmë saktësisht se sa do të zgjasë një mbrojtje e tillë sepse do të ketë një ndikim të rëndësishëm në atë se si sëmundja përparon përmes një populate”, u shpreh eksperti.
Sa më gjatë që antitrupat sigurojnë mbrojtje, aq më ngadalë do të përhapet sëmundja. Si rezultat shkencëtarët pohojnë se gjaku i individëve të infektuar është testuar për nivelin e antitrupave.
“A është i qëndrueshëm niveli i antitrupave në gjakun e tyre apo ka filluar të bie pas disa muajsh? Ky është hulumtimi kyç dhe duhet të vërtetohet tani”, thotë ai.
Për ata që ishin në vijën e parë dhe merreshin me rastet e COVID-19, një numër i konsiderueshëm i pacientëve vërshuan spitalet në muajin prill, ndërsa beteja për të shpëtuar pacientët rezultoi me vështirësi.
“Ne jemi shumë më mire tani, për t’i gjurmuar personat që do të kenë nevojë për kujdes intensive dhe ata që mund të trajtohen në shtëpi”, tha Tom Wingfield një ekpert në Shkollën e Mjekësisë Tropikale në Liverpool.
“Dhe disa teknika premtuese janë shfaqur në ndërkohë – siç janë makinat e presionit të rrugëve të frymëmarrjes, respiratorët që konsistojnë me fytyrën tuaj, për t’i ndihmuar pacientët në frymëmarrje. Këto po tregojnë rezultate inkurajuese”, u shpreh ai.
Sidoqoftë, Wingfield thekson se ende ka gjëra të panjohura në lidhje me ndikimin e COVID-19 tek pacientët.
Për shembull, është bërë e qartë se shumë pacientë pësojnë mpiksje gjaku dhe nëse vuani nga një sëmundje ekzistuese keni shumë më tepër gjasa të infektoheni.
“Pika thelbësore është se ne jemi duke mbledhur të dhëna gjatë gjithë kohës – nga testet e gjakut, nivelet e oksigjenit, normat e frymëmarrjes – dhe shpresojmë se kjo do të na ndihmojë të parashikojmë se kush ka të ngjarë të ketë goditjen më të rëndë ndaj virusit dhe kujt duhet t’i jepet trajtimi intensiv. Në gjashtë muaj të tjerë, ne duhet të jemi shumë më të informuar”, thotë ndër tjerash.
A ka vend për optimizëm?
Në një afat të largët, një vaksinë do të jetë shpëtim për njerëzimin. Sidoqoftë, shumica e shkencëtarëve besojnë se nuk ka gjasa të zbulohet për një ose dy vjet në rastin më të mirë.
Siç thotë Woolhouse: “Një vaksinë është një shpresë, e jo një strategji”.
Kjo pikë u theksua gjithashtu nga Nabarro, i cili thotë se nuk duhet t’i mbajmë të gjitha shpresat në një vaksinë.
“Kjo nuk do të ndodhë. Por edhe kur kemi një vaksinë të sigurt, ekziston akoma çështja sesi ta sigurojmë për 7.8 miliardë njerëzit që banojnë në planetin tonë”, thotë ai.
“Zhdukja globale e një sëmundje është një biznes shumë, shumë i vështirë”, u shpreh eksperti.
Sidoqoftë, ka akoma hapësirë për optimizëm, thonë shkencëtarët.
“Po, një vaksinë është larg, por terapitë antivirale duken më shpresëdhënëse”, tha Hibberd.
“Tani po bëhen testime për një numër ilaçesh antivirale që u krijuan për t’u marrë me sëmundje të tjera, por që tani po përdoren me shpresën se ato mund të trajtojnë COVID-19. Rezultatet priten në disa muaj”, shton ai.
“Nëse ka sukses, disa nga këto mund të ndihmojnë në uljen e niveleve të vdekjes. Ne mund ta ndryshojmë rezultatin nga 1 për qind në 0,1 për qind. Me aplikimin e testeve, identifikimin e sistemit të imunitetit të njerëzve dhe përgjigjet e nivelit të antitrupave ndaj COVID-19, atëherë unë mendoj se do të gjendeshim në një pozicion ndryshe, dhe shumë më të mirë në gjashtë muajt e ardhshëm. I kam shpresat e larta”, u shpreh ndër tjerash Hibberd.