Elon Musk iu thotë punonjësve të SpaceX të përqendrohen për misionin në Hënë dhe Mars

0
Gjigandi

Elon Musk u tha punonjësve të SpaceX që të përqendrohen për misionin në Hënë dhe Mars, si parim kryesor pas suksesit të kompanisë në dërgimin e astronautëve në orbitë.

Sipas mediave të huaja, Musk u bëri thirrje punonjësve që të shpejtojnë ritmin e progresit për programin e raketave të kompanisë “Starship” në mënyrë të menjëhershme.

Starship ka për qëllim të funksionojë më shumë si një aeroplan tregtar, me qëllimin për të transportuar të paktën 100 njerëz përnjëherësh.

Raketa Falcon 9 e SpaceX, dërgoi me sukses dy astronautë në hapësirë njëherit në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, duke u bërë kompania e parë private që dërgoi astronautë në orbitë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu