Gabimet që të gjithë i bëjmë gjatë një diete

0
Gjigandi

Sigurisht keni dëgjuar për keto-dietën, e cila ka për bazë heqjen e karbohidrateve nga përdorimi. Kjo dietë, nuk është dhe aq e thjeshtë për t’u ndjekur. Më poshtë janë disa nga gabimet e shpeshta që i bëjmë gjatë mbajtjes së kësaj diete:

Nuk konsumoni shumë ujë– këto-dieta ka për bazë heqjen e karbohidrateve nga përdorimi dhe konsumimin e ushqimeve me yndyra. Mirëpo nëse nuk konsumoni mjaftueshëm ujë, atëherë për organizmin është shumë  e vështirë konvertimi i yndyrave në energji. Sipas ekspertëve, ju duhet të pini 2 deri në 3 litra ujë gjatë ditës.

Konsumoni shumë produkte të qumështit– produktet e qumështit, të cilat dihet se nuk përmbajnë karbohidrate janë shumë të mira për mbajtjen e kësaj diete. Mirëpo konsumimi i tepërt i tyre mund të rezultojë në dështim të humbjes së peshës.

Nuk konsumoni mjaftueshëm yndyrë– një dietë tipike, do të ishte nëse konsumoni çdo ditë ushqime me yndyrë të mirë. Disa nga këto ushqime, të cilat përmbajnë yndyra të shëndetshme janë: peshku, vaji i ullirit apo vajrat e tjera bimorë.

Nuk bëni gjumë të rregullt– edhe gjumi ka një ndikim në humbjen e peshës. Nëse nuk bëni gjumë të rregullt, atëherë me shumë mundësi dieta nuk do të funksionoj siç duhet.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu