Shumë prej jush u japin fëmijëve një gotë lëng frutash pas mëngjesit. Por duhet të dini se gaboni pasi kjo gjë nuk këshillohet. Hulumtuesit kanë zbuluar se fëmijët që e shoqërojnë vaktin edhe me një gotë lëng frutash kanë më shumë gjasa të preken nga obeziteti.
Niveli i lartë i sheqerit te lëngjet ndikon drejtpërdrejtë te pesha.
Në një studim të kryer nga Universiteti i Mjekësisë në Vjenë u konfirmua se edhe lëngjet e frutave të freskëta, nuk këshillohen të shoqërohen me vaktin mëngjesit për fëmijët. Më mirë është që në vend të lëngut, fëmijës t’i jepet një frut pas ushqimit.
Studiuesit zbuluan se fëmijët që kishin konsumuar lëng frutash pas vaktit të mëngjesit, kishin 50 % më shumë shanse për të qenë mbipeshë.