Ndërsa mjekët përballen me pandeminë, ata po ndeshen gjithashtu me një infodemi.
Informacioni i gabuar ose i pasaktë mund të ndikojë në sjelljet që rrisin rrezikun e infeksionit shkruan Healthline, transmeton GazetaShneta.
Me më shumë se 1.7 milion raste të konfirmuara të COVID-19 në Shtetet e Bashkuara dhe më shumë se 100,000 vdekje nga virusi, mjekët përballen me sfida të pashembullt në përpjekjet e tyre për t’i mbajtur amerikanët të sigurt.
Ata gjithashtu hasin atë që disa e quajnë një infodemi, një shpërthim dezinformimi që po e bën më të vështirë trajtimin e pacientëve.
Dr. Joseph M. Pierre, profesor klinik i shkencave shëndetësore të psikiatrisë në Universitetin e Kalifornisë, Los Angeles, thotë se dëmi që mund të ketë dezinformata varet sesa besojnë njerëzit në ato, e kjo mund të çoj në sjellje që rrisin rrezikun e infeksionit, përkeqësojnë sëmundjen ose paraqesin rreziqe të tjera në vete.