Nga 17 vatra aktive tani janë vetëm 9/ Ja zonat ku koronavirusi ende po “lulëzon” në Tiranë

0
Gjigandi

Përgjysmohet numri i vatrave me COVID-19 në Tiranë. Aktualisht në kryeqytet janë 9 vatra aktive nga 17 që ishin pak ditë më parë. Të njëjtat burime bëjnë me dije se 9 vatrat aktive janë tek: Rr. Dibres, rr. Ura, Tirana e Re, rr. Sami Frasheri, rr. Dalip Topi, Shkoze, rr. Kole Kamsi, Mozaiku i Tiranes, Qytet Studenti, Lunder, Teleferik, ish teatri, Vasil Shanto, Kodra e Diellit 2.

Po kështu, dosja.al bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë janë hetuar 44 raste, nga të cilat 17 janë referuar nga Ugjenca Kombëtare, 1 nga mjeku i familjes dhe 26 të tjera janë kontakte të personave pozitivë. Ndërsa në total janë analizuar 122 monstra, ku 96 personave u është marrë tamponi, 26 kanë qenë në kontakt me virusin dhe 32 të tjerë janë ritestuar. Sakaq 26 punonjësve të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor u janë marrë monstrat. Këta të fundit kanë qenë në kontakt me një person të infektuar.

Ditët e fundit është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije një ditë më parë se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar me koronavirus 42 persona.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu