Peshku dhe gjithë ushqimet e tjera të detit na vijnë në ndihmë për shumë gjëra që lidhen me shëndetin tonë. Të pasura me Omega 3, vitaminë E dhe zink i bëjnë mirë trurit dhe lëkurës sonë.
Gjithsesi, për një arsye apo një tjetër ka njerëz të cilët nuk e konsumojnë dot peshkun dhe as që duan ta provojnë atë. Nga ana tjetër, këshillohet që të paktën një herë në javë në tryezat tonë të ketë peshk për shkak të ndikimit që ka ai në trurin e njeriut.
Ç’duhet të dinë ata që s’e kanë ngrënë dhe e dinë që s’do ta hanë kurrë?!
Mos u panikosni. Shumë njerëz janë veganë, kurse të tjerë jetojnë në një pjesë të botës ku nuk ka peshk, prandaj çfarë duhet të bëni është t’i zëvendësoni me ushqime të tjera.
Mjafton të hani arra dhe fara për të ushqyer trurin dhe forcuar memorien.
Omega-3 parandalon sëmundje të tilla si Alzheimer-i dhe gjithashtu na mbron nga problemet e zemrës. Gjithsesi ky element gjendet edhe arrat, farat chia ose suplemente të tjera. E mira është që në dietën tuaj ushqimore peshku të mos mungojë, prandaj, provojeni sërish.
Shijet ndryshojnë me kalimin e kohës dhe mund t’ju pëlqejë.