Çfarë duhet të hani për të lehtësuar depresionin

0
Gjigandi

Studime të njëpasnjëshme shkencore mbi depresionin, kanë konfirmuar se ushqyerja e shëndetshme e pasur me fruta, perime, drithëra dhe peshk mundet të parandalojë këtë sëmundje. Ushqyerja e keqe me produkte të përpunuara dhe jo të shëndetshme është një faktor rreziku, sidomos tek adoleshentët. Studimet më të fundit thonë se ushqyerja e shëndetshme jo vetëm që parandalon depresionin, por edhe mund ta trajtojë atë në mënyrë efikase.

Disa studime, kanë marrë në vëzhgim persona që vuanin nga depresioni duke ndjekur rolin e ushqyerjes tek kjo sëmundje. Pas 12 javësh, njerëzit që kishin përmirësuar ushqyerjen e tyre, ishin më në humor dhe më të qetë se ata që kishin ruajtur të njëjtin regjim ushqimor. Ekspertët kanë vënë theksin tek rëndësia e ushqyerjes për shëndetin mendor.

Shkaktarët e depresionit
Depresioni shkaktohet nga disa faktorë. Ai mund të jetë gjenetik, të nxitet nga një ngjarje specifike siç është vetmia, apo stili i jetesës. Mbi të gjitha, depresioni shfaqet kur truri nuk është i shëndetshëm. Kur zemra është sëmurë, rekomandimi kryesor është që të forcohet përmes mjekimit dhe ushqimit të duhur.

Ndaj kur truri ka nevojë, ai duhet të bëhet më i fortë dhe kjo bëhet nëpërmjet ushqyerjes së duhur. Sipas të dhënave, një ushqyerje e keqe e përkeqëson depresionin, sepse nuk mundëson ushqyesit e duhur për trurin. Ushqimet e skuqura dhe të përpunuara nxisin inflamacionin, një nga shkaqet e depresionit. Ushqyerja e keqe ka ndikim negativ edhe tek miliarda mikro-organizma që jetojnë në stomak.

Këto mikro-organizma tjetërsojnë prodhimin e serotoninës, një transmetues nervor që gjendet në tru. Komunikimi mes stomakut dhe trurit është shumë kompleks dhe ndikimi në humorin tonë është i fortë. Nëpërmjet ushqimit, njeriu mund të përmirësojë nivelin e baktereve të mira në stomak dhe rrjedhimisht ta mbajë trurin të lumtur.

RonaTyra

Çfarë duhet të hamë për një mendje të shëndoshë
Studimet shkencore, sipas të dhënave, mbështesin ushqyerjen përmes frutave, perimeve, vajit të ullirit ekstra të virgjër, kosit, djathit, bishtajoreve, arrorëve, ushqimeve të detit. Ekspertët rekomandojnë racione të vogla të mishit të kuq. Kjo ushqyerje do t’i japë trurit atë që ka nevojë, do të luftojë inflamacionin dhe do të lulëzojë bakteret e mira në stomak.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu