Nga nesër hapen baret! Mjeku Kalo: Të zbatojmë distancën dhe do jetë e afërt dita kur të mblidhemi me shoqërinë!

0
Gjigandi

Të hënën e 18 majit është vendosur të hapen baret e restorantet në vend, pas më shumë se dy muash të mbyllur për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publik protokollet me rregullat e reja të përshtatura me situatën, që duhet të ndiqen me rigorozitet nga personeli i bareve e restoranteve si dhe nga klientët.

Në një intervistë për emisionin ‘Kjo javë’ mjeku infeksionist Dritan Kalo tha se nëse respektohen masat, atëherë do të dalin shumë shpejt nga kjo situatë. Mjeku theksoi rëndësinë e ruajtjes së distancimit social, në mënyrë që të evitohen shtimet e rasteve.

“Mesa di unë, fillimisht do të hapen mjediset e jashtme dhe më pas të brendshme. Rreziku në këto mjedise është si në rrugë. Nëse nuk respektohet fjala distancim, s’ka kuptim. Duhet të mundohemi ta zbatojmë këtë distancë. Ndërsa kërkohet të zbatohet në rrugë, edhe në lokale do të zbatohet. Nëse diçka e tillë respektohet, dhe s’do të ketë shkelje të kritereve, do jetë e shpejtë dita kur njerëzit të kalojnë tek tradita, që të mblidhemi me shoqërinë, në lokale e restorante dhe brenda. Do të jemi bashkë, por edhe larg njëkohësisht”; u shpreh doktor Kalo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu