Zbulohen prapaskenat e takimeve të Yuri Kim me Ramën/ Cili është propozimi që SHBA ka lënë në tavolinën e Ramës për “Zgjedhoren”

0
Gjigandi

Zbardhet takimi i 2-të mes kryeministrit Rama dhe ambasadores amerikane Yuri Kim që si kryefjalë ka pasur Reformën Zgjedhore.

SHBA tashmë kërkon një sistem zgjedhor në Shqipëri me lista të hapura, dhe për këtë ka dhënë si shembull modelin zgjedhor danez.

Sistem proporcional rajonal me votim preferencial është propozimi i ambasadores amerikane që i është dërguar edhe tryezës së Reformës Zgjedhore.

Por çfarë është sistemi zgjedhor danez?

‘D’Hondt’ quhet ndryshe dhe është i përbërë nga dy lista ku tek e para është lista e hapur, ku mund të votohet preferencialisht kandidati për deputet ,kurse tek e dyta është ajo e mbyllur kombëtare, ku votohet partia respektive.

RonaTyra

Ky sistem është i ngjashëm me atë që aplikohet konkretisht në Shqipëri, por që brenda listës së partisë, ka shanse për garë mes kandidatëve.

Modeli danez është sistem proporcional rajonal me votimipreferencial. Votimi preferencial nënkupton që listat bëhen nga partia dhe renditen sipas partisë, por qytetarët mund të votojnë partinë dhe emrin e kandidatit të tyre të preferuar.

Për shembull, nëse partia X merr 50 mijë vota në Qarkun e Tiranës dhe ky numër votash është i barabartë me 5 mandate, atëherë shpërndarja e mandateve bëhet me këtë formulë. Merret lista e hartuar nga partia X dhe bëhet kjo llogaritje.

Nëse një kandidat në listën e partisë X, e cila në Qarkun e Tiranës ka marrë më shumë se 50 mijë vota, atëherë ai bëhet automatikisht deputet dhe kandidati i renditur në listën e partisë spostohet i dyti. Nëse nuk ka një individ në listën e partisë X që të ketë marrë 50 mijë vota, atëherë mandatin e fiton personi i cili është vendosur i pari në listën e hartuar nga partia X.

Për të marrë mandatin e dytë të partisë X, që ka fituar 50 mijë vota, një kandidat duhet të ketë marrë të paktën 25 mijë vota, në të kundërt mandatin e deputetit e merr personi i renditur i dyti në listën e partisë X. Kjo formulë përsëritet deri në mandatin e 5.

Për mandatin e tretë përpjesëtohet numri total i votave që ka marrë partia X me 3. Pra, nëse një kandidat, i cili është i renditur më poshtë se numri tre në listën e kandidatëve të hartuar nga Partia X, atëherë ai duhet të marrë në mënyrë individuale në Qarkun e Tiranës më shumë se 16 mijë e 666 vota.

Kjo formulë llogaritet dhe për të katërtin dhe të 5. Por nëse një kandidat i renditur më poshtë se numri 5 në listën e partisë X ka marrë 11 mijë vota, atëherë ai zëvendëson kandidatin e listës së partisë X, që është renditur i 5-ti, i cili sipas formulës së sistemit danez, i quajtur metoda e D’Hondt, del me 10 mijë vota të partisë.

Siç vërehet, sipas sistemit danez që emërtohet metoda e D’Hondt, emrat e parë të listës rajonale të partisë e kanë më të sigurt mandatin dhe gara rritet për kandidatët që janë listuar pranë pragut fitues të partisë, ku edhe përpjesëtuesi është më i lartë.

Korrektimi

Sistemi danez ka dy lista. E para është ajo proporcionale rajonale me votim preferencial, ndërsa lista e dytë është lista e mbyllur kombëtare. Në këtë listë, mblidhen votat në rang kombëtar dhe në bazë të një herësi që përcakton formula, shpërndahen mandatet.

Kjo formulë mundëson që nëse me sistemin aktual një parti që merr në rang kombëtar, për shembull, 50 mijë vota, por nuk merr asnjë deputet sipas listës proporcionale rajonale, me listat korrektuese mund të ketë përfaqësues në parlament. Se sa adekuate mund të jetë ky sistem për Shqipërinë, pritet që të diskutohet në ditët në vijim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu