Verifikoni shëndetin e trurit për 30 sekonda: Ky test japonez zbulon sa jeni të rrezikuar nga sulmi në tru!

0
Gjigandi

Për këtë test nuk ka nevojë të shkohet te mjeku

E gjitha që është e nevojshme është që të ngriheni në këmbë. Truri ka rol kyç në shëndetin e njeriut, andaj është shumë me rëndësi që ta mbrojmë.

Nëse ndodhin dëmtime të enëve të gjakut në tru, njeriut i kërcënohet sulmi në tru.

Pas sulmit në tru, pjesa e atakuar e trurit nuk funksionon dhe vjen deri te rëniet neurologjike, transmeton Telegrafi.

Shkencëtarët japonezë kanë shpikur një test i cili në mënyrë të thjeshtë mund të vlerësojë sa ka rrezik që personi të pësojë sulm në tru.

RonaTyra

Në të vërtetë, fjala është për testin e mirëmbajtjes së ekuilibrit në një këmbë për të cilin besohet që është tregues shumë i mirë i probabilitetit të sulmit në tru.

Nëse një person nuk arrin të qëndrojë me një këmbë për 20 sekonda, kjo tregon se personi është i prirur të sëmuret, ose ka shfaqur shenja të problemeve në tru.

Shkencëtari Dr. Yasuharu Tabara i Universitetit Kyota në Japoni thekson: “Aftësia për të qëndruar me një këmbë është një test shumë i mirë për shëndetin”.

Shkencëtarët kanë bërë një studim me 841 femra dhe 546 meshkuj rreth moshës 60 – vjeç të cilëve ju kërkua që të qëndronin me një këmbë për 20 sekonda.

Ata e përsëritën këtë provë 2 herë dhe ata persona që nuk e kaluan testin, pasi ju bënë analizat, rezultuan me probleme në qarkullimin e gjakut, veçanërisht në pjesën e trurit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu