Studimi, koronavirusi mund të jetë shfaqur që në gushtin e 2019-tës?

0
Gjigandi

Pati kritika ndaj një studimi të realizuar në SHBA që sugjeronte se koronavirusi mund të ketë qenë i pranishëm në qytetin kinez Wuhan që në gusht të vitit të kaluar.

Studimi nga Universiteti i Harvardit, i cili pati një publicitet të konsiderueshëm kur u lëshua në fillim të këtij muaji, është hedhur poshtë nga Kina dhe metodologjia e tij u sfidua nga shkencëtarë të pavarur.

Hulumtimi, i cili nuk është parë nga shkencëtarë të tjerë, bazohet në imazhet satelitore të lëvizjeve të trafikut nëpër spitalet e Wuhanit dhe gjurmimin e kërkimeve në internet për simptoma specifike mjekësore.

Ai thoshte se ka pasur një rritje të dukshme të automjeteve që parkojnë jashtë gjashtë spitaleve në qytet nga fundi i gushtit deri në 1 dhjetor 2019. Kjo përkoi, sipas raportit të Harvardit, me një rritje të kërkimeve në rrjet për simptoma të mundshme të koronavirusit si “kollë” dhe “diarre”.

Kërkimi i BBC-së tregoi se ka pasur vërtet një shtim të kërkimeve për “simptoma diarreje” gushtin e vitit të kaluar. Por për vete termin “diarre”, që është dhe ai më i përdoruri zakonisht në Wuhan, në fakt ka rënie nga gushti 2019 deri në shpërthimin e koronavirusit.

RonaTyra

Përpos kësaj, diarreja është simptoma e shtatë në listën e shenjave të Covid 19, që mbizotërohet nga temperatura, kola dhe vështirësitë në frymëmarrje. Po kështu, këndet e pamjeve të parkimeve tregojnë ndërtesa të larta në zonë, që mund të kenë bllokuar pamjen, ndërsa në spitalin Tianyou ka dhe parkim nëntokësor.

Shqetësime pati edhe për spitalet e përzgjedhura. Kështu në liste ishte dhe spitali i Hubeit për gratë dhe fëmijët, port ë miturit dihet që rrallëherë kanë kërkuar spitalizim nga koronavirusi, ndaj shtimi I makinave të parkuara në këtë rast nuk mund të konsiderohet se ka lidhje me sëmundjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu