Studimi/ A tregojnë testet serologjike nëse jemi imunë ndaj COVID-19?

0
Gjigandi

Ndërsa koronavirusi i ri vijon të përhapet me shpejtësi rreth botës, shkencëtarët po përpiqen të gjejnë mënyra se si të identifikojnë ata që kanë qenë të infektuar, përfshirë të shëruarit nga Covid-19. Mendohet se këta persona mund të jenë imunë ndaj virusit vdekjeprurës dhe për këtë arsye të ashtuquajturat teste serologjike apo të imunitetit mund të ndihmojnë në rindezjen e motorit të ekonomisë pa frikën e riinfektimit.

Një studim i “Nature Medicine”, i cituar edhe nga epidemiologët në Itali, pretendon se 100% e pacientëve zhvillon antitrupa. Zbulimi e bën të besueshme diagnozën serologjike dhe nëse antitrupat do të ishin mbrojtës, kjo do ishte premtuese për imunitetin. Por, a nënkupton realisht prania e antitrupave imunitet ndaj virusit? Mendimet janë kontradiktore. OBSH tha në një deklaratë zyrtare se nuk ka asnjë provë që të vërtetojë se personat e shëruar të jenë imunë ndaj Covid-19, e gjithashtu studiuesit në Gjermani thanë në një deklaratë të përbashkët se mënyra e vetme për të luftuar koronavirusin është përmes gjurmimit të kontakteve.

Imuniteti i masës, sipas tyre, do të dojë vite të krijohet. Një problem me testet serologjike është se nuk e dimë se çfarë nënkupton imunitet afatgjatë apo afatshkurtër. Mund të ndodhë që disa të shëruar të mos gjenerojnë antitrupa, por kjo mund të mos nënkuptojë se nuk janë imunë, thotë revista “Live Science”.

Ndërkaq, të tjerë mund t’i kenë antitrupat, por ato mund të mos jenë të efektshme në neutralizimin e virusit.

Mbi një gjë dakordësohen të gjithë: testet serologjike janë të rëndësishme, pasi janë gati të pagabueshëm në zbulimin e atyre që kanë qenë të infektuar.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu